Ja si do të quhet telefoni i ardhshëm fleksibil i Samsungut

Mobile

Ja si do të quhet telefoni i ardhshëm fleksibil i Samsungut

Më: 16 janar 2020 Në ora: 18:29
Galaxy Z Flip

Samsungu nuk duket të jetë specifikisht i lidhur me emërtimin Galaxy Fold, kështu që ai me siguri nuk do të jetë emërtimi i telefonit të ardhshëm të palosshëm të kompanisë. Sipas informuesit Ice Universe, telefoni i ardhshëm fleksibil i Samsungut do të emërtohet Galaxy Z Flip, dhe jo Fold 2 ose Bloom (siç u sugjerua kohët e fundit), raporton Engadget.

Natyrisht, edhe pse bëhet fjalë për një informues të besueshëm, informacioni duhet të merret me një dozë rezerve, ndërsa Ice Universe thekson se logoja që u publikua me lajmin e paraqet një model. 

Gjithsesi, emri Galaxy Z Flip do të kishte kuptim pasi që bëhet fjalë për një telefon të palosshëm i cili paloset përgjatë boshtit "Z".

Telefoni pritet të prezantohet së bashku me serinë e ardhshme Galaxy S (S20), përpara Mobile World Congress në shkurt. Tani për tani dihet pak për vetë pajisjen, por pritet një kamerë punch-hole, një lexues ekstern për gjurmë të gishtave dhe një ekran i vogël ekstern për njoftime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat