Apple do sjellë emoji me maskë në iOS 14

Mobile

Apple do sjellë emoji me maskë në iOS 14

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Për të festuar Ditën Botërore të Emoji sot, shefi ekzekutiv i Apple Tim Cook zbuloi një animacion të shkurtër të Memoji të ardhshëm për iOS 14, që do dalë këtë vjeshtë, sipas medieve britanike.

Mundësia e avatarit Memoji lejon përdoruesit të krijojnë versione të animuar të vetvetes brenda aplikacionit të mesazheve në Apple.

Ndër opsionet e reja të Memoji janë 11 stile të reja flokësh, përkrenare të çiklistëve dhe shami të vendosur në kokë.

Apple gjithashtu ka zbuluar dy maska të reja, që përputhen me stilin dhe pamjen e secilit Memoji individual

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat