40% e smartfonëve Android të ekspozuar ndaj përgjimit dhe vjedhjes të të dhënave

Mobile

40% e smartfonëve Android të ekspozuar ndaj përgjimit dhe vjedhjes të të dhënave

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Hulumtuesit e sigurisë kanë gjetur rreth 400 proleme sigurie në pjesë të ndryshme të kodit që përdoret nga procesori dixhital i sinjaleve në procesorët mobil Snapdragon.

Snapdragon është një sistem çipesh, i cili përmban disa komponentë nga procesori, grafikat e deri te DSP.

Çipi është i vendosur në të paktën 40% të smartfonëve në mbarë botën përfshirë pajisjet e segmentit të lartë nga Google, OnePlus dhe Samsung.

Check Point thotë se hakerët mund të shfrytëzojnë problemet e siguris në tre mënyra:

Përgjim – Telefoni Android mund të shndërrohet në një pajisje përgjimi dhe mbi të gjitha nuk kërkohet ndërhyrja e përdoruesit. Fotot kopjohen, thirrjet regjistrohen, vendndodhja ekspozohet dhe mikrofoni përgjohet.

Vjedhje të Dhënash – Mund të realizohet në heshtje të plotë pa dijeninë e përdoruesit e madje nuk hiqet dot nga ky i fundit.

Dëmtimi i Telefonit – Smartfoni mund të bëhet i papërdorshëm duke e nxjerrë totalisht jashtë funksioni.

Prodhuesi i çipeve Snapdragon ka njoftuar të gjithë prodhuesit e smartfonëve dhe adresuar të gjitha problemet.

Ekspertët thonë se do të duhen muaj ndoshta vite derisa të gjithë përdoruesit e smartfonëve Android të jenë të sigurtë. Check Point nuk publikoi detajet teknike të problemeve për të parandaluar sulmuesit nga shfrytëzimi i plotë i tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat