Harrojeni OnePlus Nord – Redmi 9 nga Xiaomi është rreth 300 euro më i lirë

Mobile

Harrojeni OnePlus Nord – Redmi 9 nga Xiaomi është rreth 300 euro më i lirë

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 11:53
Redmi 9 nga Xiaomi

Kjo si duket është beteja e telefonave më të lirë.

Pas një ‘sfilate’ të pafundme të pajisjeve të shtrenjta nga kompani të shumta, OnePlus u shkëput nga kjo listë dhe erdhi me një telefon të mençur dhe me performanca të mira.

OnePlus Nord krenohet me disa karakteristika dhe me një çmim të mahnitshëm – duke filluar nga vetëm 420 euro.

Por tashmë një konkurrent tjetër po e sfidon OnePlus Nord, dhe ai është Xiaomi Redmi 9, i cili gjithashtu vjen me çmim edhe më të ulët, dhe OnePlus Nord duhet të shqetësohet.

Redmi 9 është vetëm 160 euro – një çmim tepër i ulët për një telefon të mençur, dhe 260 euro më i lirë se OnePlus Nord.

Redmi 9 paraqet një ekran FHD + LCD me 6.53 inç, krahasuar me ekranin FHD + AMOLED me 6.44 inç të Nord. Ka një kamerë selfie 8MP, dhe një kamerë me katër kamera në pjesën e pasme – 13MP lentet kryesore me kënd të gjerë + 8MP lentet ultra-të gjera.

Redmi 9 ka bateri prej 5020mAh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat