Ky është smartfoni i parë me kamër selfie nën ekran

Mobile

Ky është smartfoni i parë me kamër selfie nën ekran

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 17:30
ZTE

Nuk ka notch, as hole-punc. As mekanizëm pop-up. Përkundrazi ZTE ka arritur atë që sot mund të konsiderohet zhvillimi më i madh për kamerat selfie: një kamër nën ekran.

ZTE Axon 20 5G ka ekran 6.92-inç FHD+ OLED me raport 20.5:9 i cili nuk ka asnjë prerje në të. Nuk dihet nëse ky ekran ka frekuencë të lartë rifreskimi.

Kamera selfie ZTE thotë se përbëhet nga pesë teknologji kyçe. E para është një material special i krijuar nga një kombinim i një filmi organik dhe inorganik që lejon hyrjen e dritës në kamër. E dyta dhe e treta janë komponentë të cilët shmangin interferencën me ekranin.

Sistemi ka një matriks special i cili mban performancën e pikselëve konsistent gjatë shkrepes së fotove apo përdorimit të zakonshëm. Së fundi ZTE thotë se ka ndërtuar një algoritëm të veçantë për të përmirësuar fotot e kamerës selfie nën ekran.

ZTE nuk ka publikuar asnjë foto të realizuar nga kamera. Por nuk është kompania e vetme që ka punuar në këtë teknologji sepse edhe Oppo dhe Xiaomi kanë premtuar së shpejti telefonët e tyre me kamera selfie nën ekran.

Rezultatet e para të Oppo nuk kanë qenë perfekte dhe nëse ZTE arrin cilësinë e imazhit të kamerave normale selfie, atëherë Axon 20 5G do të mbahet mend gjatë.

Telefoni ka procesor Snapdragon 765G dhe karikim 30W. Kamera e pasme ka madhësi 64-megapiksel.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat