iPhone 12 mini është për ata që duan teknologjinë më të fundit të Apple me çmim të përballueshëm

Mobile

iPhone 12 mini është për ata që duan teknologjinë më të fundit të Apple me çmim të përballueshëm

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Këtë vit Apple ka vendosur të shesë një version me kosto më të përballueshme të iPhone. Pasi detajoi iPhone 12, Apple zbuloi iPhone 12 mini.

Telefoni ka ekran 5.4-inç OLED, më të madh se ekrani 4.7-inç i 2020 iPhone SE. Apple pretendon se modeli i ri është telefoni më i vogël dhe më i hollë 5G në botë.

Përveç madhësisë së ekranit, iPhone 12 mini ka të gjitha që modeli 6.1-inç ofron. Në brendësi është procesori 14-nanometër A14 Bionic. Sipas Apple A14 është 15% më e shpejtë sesa A13 duke konsumuar 30% më pak bateri.

Image

Gjithashtu ka të njëjtin sistem kamerash të pasme, me një sensor të ri kryesor 12-megapiksel dhe një ultra-wide prej iPhone 11 të vitit të kaluar. Me kamerën e re Apple thotë se iPhone 12 ka 27% më shumë performancë në dritë të pakët.

Apple thotë se mburoja qeramike është edhe në ekranin e iPhone 12 mini duke e bërë më rezistent ndaj përplasjeve deri në katër herë. Telefoni mbrohet nga certifikimi IP68 i rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit e madje edhe konektivitet 5G.

Çmimi i iPhone 12 mini fillon nga 729 dollarë dhe shitet në pesë ngjyra: kuqe, blu, jeshile, bardhë dhe zezë. Porositë fillojnë të Premten 6 Nëntor dhe shitjet më 13 Nëntor.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat