iPhone 12 mund të karikohet përmes wireless 2 herë më shpejtë sesa modelet e kaluara

Mobile

iPhone 12 mund të karikohet përmes wireless 2 herë më shpejtë sesa modelet e kaluara

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 20:37
iPhone 12

Linja e re iPhone 12 e Apple mund do të ketë teknologji më të shpejtë karikimi wireless prej 15W por me një kusht.

Duhet të përdorni karikuesin e ri me brendin MagSafe. Apple risolli për ne brendin e ri MagSafe për iPhone me lajmërimin e një linje të re smartfonësh ditën e Marte.

Kompania e përshkruan si magnetë të cilët rreshtohen perfekt çdo moment që përdoruesi ka nevojë për karikim wireless. Në listën e specifikave të iPhone 12, Apple shprehet qartë se karikuesi MagSafe ka teknologjinë 15W ndërsa karikuesit e tjerë standardë 7.5W.

Çdo iPhone që prej iPhone 8 në 2017-ën ka pasur teknologjinë e karikimit wireless sipas standardit Qi por asnjëherë nuk ka qenë e mundur karikimi 15W.

Nuk dihet nëse në rastin e MagSafe është një kufizim teknik apo diçka unike. Karikuesi i Apple kushton 39 dollarë.

Por ka disa prodhues të cilët mund të ndërtojnë aksesorë MagSafe për iPhone 12 si Belkin dhe Griffin por që ofrohet përmes një sistem licencimi. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat