Iphone 7 vjen me ekran të lakuar

Mobile

Iphone 7 vjen me ekran të lakuar

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 17:13
Iphone 7

Apple po planifikon prezantimin e tri modeleve të iPhone në 2017, njëri prej të cilëve do të ketë ekran të lakuar, OLED.

Modeli premium i iPhone të 2017 do të ketë ekran të ngjashëm me atë të Galaxy S7 Edge të Samsung, të lakuar në dy anët.

Me sa duket iOS do të ketë një përditësim në softuer për të mundësuar që anët të kenë funksionalitet.

Ekrani i iPhone premium të vitit të ardhshëm thuhet të jetë i madhësisë 5.5” ndërkohë që modelet tjera do të vijnë me ekran të rrafshtë prej 4.7” dhe 5.5” të teknologjisë LCD.

Apple nuk ka dhënë detaje mbi planet e së ardhmes. Në rast se kompania do të përdor ekranin OLED, kjo do të shënonte herën e parë të përdorimit të teknologjisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat