Samsung ndal të gjitha shitjet e Galaxy nëpër botë

Mobile

Samsung ndal të gjitha shitjet e Galaxy nëpër botë

Më: 2 shtator 2016 Në ora: 23:06
Samsung Galaxy

Pak ditë para lansimit të iPhone 7, Samsung është goditur nga problem i madh. Kjo padyshim se nuk është një gjë e mirë për Samsung, pak para ngjarjes së Apple.

Samsung mendoi se me lansimin e Note 7 gjërat do të shkonin shumë mirë, por nuk doli kështu.

Siç e keni parë sot, shumë video dhe fotografi nëpër internet kanë treguar se si celulari më i ri i Samsung (Note 7) ka eksploduar kur është lidhur në karikues.

Më herët raportet e ndryshme thoshin se Samsung është duke menduar të tërheq celularin, duke marrë parasysh opsionet e tilla si zëvendësimin e baterisë.

Dhe sipas Island Packet, celularët Note 7 që ishin duke u shitur nëpër botë janë tërhequr në dhjetë vende të ndryshme, duke përfshirë SHBA-në dhe Korenë e Jugut.

Për klientët që tashmë kanë Galaxy Note 7, ne do t’ua zëvendësojmë pajisjen e tyre me një të re gjatë javëve të ardhshme, tha Samsung në një qëndrim zyrtar.

Më e keqja është se prej lansimit, Samsung ka shitur 2.5 milionë Galaxy Note 7, dhe zëvendësimi i tyre do të kushtojë me të vërtetë shumë për kompaninë.

Kompania tashmë ka ndalur të gjitha shitjet e Galaxy Note 7 në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat