Samsung përgatit Galaxy Tab Active 2 për Evropë

Mobile

Samsung përgatit Galaxy Tab Active 2 për Evropë

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 13:26
Samsung

Linja e tabletëve rezistues Samsung Galaxy Tab Active është e dedikuar për nevoja të industrisë dhe asaj të afarizmit.

Kompania tabletin e saj të parë Galaxy Tab Active e prezantoi para tri vjetësh – pajisja kishte karakteristika nga segmenti i lartë, rezistues në ujë dhe pluhur, si dhe ndaj goditjeve. Tash kompania po punon në pasardhësin e tij.

Gjiganti jugkorean aktualisht po punon në dy variante Galaxy Tab Active 2: SM-T390 dhe SM-T395. Besohet se versioni SM-T390 është me mbështetje Wi-Fi, derisa modeli SM-T395 ka mbështetje për LTE + Wi-Fi. Samsung do ta publikojë gjeneratën e ardhshme të  pajisjeve Galaxy Tab Active në territorin e Evropës dhe Amerikës Jugore.

Aktualisht nuk ka informacione për specifikat e tabletëve të ardhshëm, por sigurisht se do të ketë së shpejti më shumë informacione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat