LG V30 do të ketë panel OLED

Mobile

LG V30 do të ketë panel OLED

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 19:29
LG V30

Ndërkohë ishte thënë se telefoni LG V30 do të ketë anën e pasme prej xhami sikur modeli LG G6, raportimet më të reja sugjerojnë se pajisjes do t’i mungojë shenja mbrojtëse, e cila ishte në linjën V.

Natyrisht, në pyetje është ekrani i dytë sekondar, i vendosur nën ekranin primar me prekje që ishte te modelet V10 dhe V20.

LG V30 do të ketë panel OLED, që do të jetë hera e parë kur janë në pyetje telefonat premium LG. Por, ky është trendi në vitin 2017, të cilin pothuajse asnjë prodhues nuk duhet ta lëshojë, madje edhe Apple do të sjellë iPhone me panel OLED.

Karakteristikat tjera të telefonit LG V30 pritet të përfshijnë edhe procesorin  Snapdragon 835 SoC, 4GB RAM dhe 64GB hapësirë të brendshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat