“Rastësisht” rrjedhin të dhënat për kamerën e iPhone 8

Mobile

“Rastësisht” rrjedhin të dhënat për kamerën e iPhone 8

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 13:14
iPhone 8

Spekulimet për opsionet të cilat do t’i ketë modeli më i ri i Apple, iPhone 8 po vazhdojnë. Tash ka ardhur në radhë kamera.

Në kodin HomePod, programuesi Gilermo Rambo ka zbuluar pjesën, e cila përmend shtesën “Smartcam“, që mund të jetë ekskluzive për iOS 11 ose iPhone 8. 

Në bazë të kodit, Rambo thotë se kamera në mënyrë automatike do të përshtatë rrethinën në të cilën bëhet fotografimi, si për shembull bora, fishekzjarrët, etj.

Rambo konsideron se Smartcam do të jetë shumë më avancues se sa pararendësi.

Mbetet të shihet nëse ajo do të jetë shtesë në sistemin operativ iOS11, ose në iPhone e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat