Mësohet çmimi i Samsung Galaxy Note 8

Mobile

Mësohet çmimi i Samsung Galaxy Note 8

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 14:42
Samsung Galaxy Note 8

Ndërkohë që Samsung është duke u përgatitur për lansimin e Galaxy Note 8 më 23 gusht në Nju Jork, mësohet edhe çmimi të cilin pajisja më e re e kompanisë jugkorenae do ta ketë në tregun e shitjes.

Informacionet e fundit të verifikuara, sipas portalit VentureBeat, tregojnë se pasuesi i Note 7 do të jetë i pranishëm në ngjyrën e zezë, të artë, të hirtë dhe të kaltër.

Çmimi do të sillet rreth një mijë euro, ndërsa shitja do të fillojë në muajin shtator. Pajisja do të jetë e mbrojtur nga uji dhe pluhuri.  Forma e pajisjes përkujton Galaxy S8 dhe S8 Plus, gjë e cila është edhe e pritur, ndërsa dallimet janë të dukshme edhe në detaje siç janë ekrani 6,3 inç SuperAMOLED, dimensionet 162.5mm x 74.6mm x 8.5mm.

Note 8 do të ketë procesor Snapdragon 835 në SHBA dhe Exynos 8895 në pjesën tjetër të botës. Po ashtu do të ketë 6 GB RAM dhe 8 GB RAM te versionet më të fuqishme, si dhe 64 GB memorie të brendshme me mundësi të zgjerimit.

Note 8 do të ketë dy kamera të pasme, të dyja të pajisura me sensor prej 12 megapikselë, ndërsa kamera e përparme do të ketë 8 megapiksel.  Pajisja do të ketë bateri prej 3.300 mAh, e cila do të ketë mundësin e mbushjes së shpejtë përmes rrugës së portit USB-C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat