Mësohet data e lansimit të telefonit Nokia 2

Mobile

Mësohet data e lansimit të telefonit Nokia 2

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 16:09
Nokia

HMD Global dhe Nokia nuk janë duke punuar vetëm në telefonin Nokia 8 të segmentit të epërm, pasi që FCC tash zbulon se modeli Nokia 2 nga segmenti i poshtëm do të jetë pjesë e tregut.

Raportimet e mëhershme sugjerojnë se Nokia 2 do të ketë ekran 4.5 inç me rezolucion 720p, procesor Snapdragon 210/212, 1GB RAM dhe 8GB hapësirë për ruajtje.

Kamera në anën e pasme do të ketë 8MP, ndërsa ajo për selfi do të ketë 5MP.

Prezantimi i telefonit Nokia 2 pritet të bëhet më 16 gusht në Londër, ku do të shohim edhe modelin Nokia 8.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat