Linja e telefonave Asus ZenFone do të marrë përditësimin Android O

Mobile

Linja e telefonave Asus ZenFone do të marrë përditësimin Android O

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 07:08
Asus

Kompania Asus ka prezantuar së fundi gjashtë telefonat e ri të serisë së katërt ZenFone.

Kompania tash premton se linjat komplete të telefonave ZenFone 3 dhe ZenFone 4 do të përditësohen me Android O. Natyrisht, interfejsi ZenUI 4.0 do të vijë përmes build-it të ardhshëm Android. ZenUI 4.0 do të ketë edhe disa funksione të reja si Twin Apps - dy llogari për rrjete shoqërore në një pajisje, dhe aplikacionin për bookmarking Page Marker. Funksioni të cilin të gjithë e presin në Android O është “picture-in-picture”, që mundëson shikimin e videove në dritare të varur.

Asus njofton se deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm të gjithë telefonat e kompanisë do të kenë softuerin Android O.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat