Sony me një model të ri të telefonit të bazuar në Oreo

Mobile

Sony me një model të ri të telefonit të bazuar në Oreo

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 22:08
Telefoni i ri nga Sony

Një model i ri i telefonit Sony është vërejtur në një bazë të dhënash referente. I listuar si Sony H4233 në GFXBench, pajisja mundësohet nga një Snapdragon SoC me procesor octa-core, 2.2GHz dhe ka një ekran 6 inç me rezolucion 1920 x 1080 pikselë.

RAM është 4GB, ndërsa memoria e brendshme duhet të jetë 64GB. Celulari përmban një kamerë të pasme 21MP dhe një para 15MP. Ai mbështetet në sistemin operativ Android të fundit – Oreo, versioni 8.0. Aktualisht nuk ka informacion se çfarë do të jetë emri i shitjes së pajisjes ose kur mund të shpallet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat