Telefoni premium LG V30 fillon të arrijë në treg

Mobile

Telefoni premium LG V30 fillon të arrijë në treg

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 18:23
Telefoni premium LG V30

Telefoni më i ri premium i kompanisë LG është prezantuar muajin e kaluar dhe tash ka nisur edhe zyrtarisht të dalë në treg.

Vendi i parë në të cilin është i pranishëm telefoni LG V30 është Koreja Jugore, derisa tregjet tjera duhet të presin edhe disa javë.

LG V30 paraqet njërin nga telefonat më të lirë premium në vitin 2017, duke pasur parasysh se Galaxy Note 8 dhe iPhone X janë dukshëm më të shtrenjtë.

Përveç çmimit të ulët, telefoni ka disa funksione unike si Hi-Fi Quad DAC.

LG V30 në Korenë Jugore ofrohet me çmim prej rreth 840 dollarësh për modelin 64GB dhe rreth 885 dollarë për modelin 128GB, derisa çmimet për Evropën dhe tregjet tjera pritet të dihen në periudhën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat