Kompania Samsung konfirmoi sot se seria e telefonave të ardhshëm Galaxy S do të prezantohen kah fundi i muajit shkurt, gjatë ngjarjes MWC 2018.
DJ Koh, president i kompanisë mobile, zbuloi këtë gjatë panairit CES në Las Vegas.
Ai shtoi se gjatë MWC-së në Barcelonë do të publikohet edhe data e fillimit të shitjes së pajisjeve të serisë Galaxy S9.