iPhone X vlerësohet si telefoni me kamerën më të mirë - Bota Sot
iPhone X vlerësohet si telefoni me kamerën më të mirë

Mobile

iPhone X vlerësohet si telefoni me kamerën më të mirë

Më: 2 mars 2018 Në ora: 06:29
iPhone X

“Costumer Reports” ka lansuar një listë të përditësuar të 10 smartfonëve me kamerën më të mirë.

Testet e bëra nga “Costumer Reports” përfshijnë rezolucionin, saktësinë e ngjyrave, fotografinë e videove e zhurmat virtuale.

iPhone X qëndron në maje të kësaj liste, i përcjellë nga iPhone 8 e çuditërisht iPhone 8 Plus i treti në këtë listë, e pastaj një Samsung, ai Galaxy S8+.

Në këtë listë renditen në vende të ndryshme edhe smartfonët që kanë kamerën krejtësisht të njëjtë, e “Costumer Reports” nuk ka treguar saktë se si e ka bërë këtë ranglistë.

Kjo është lista e “Costumer Reports” e 10 smartfonëve me kamerën më të mirë:

1. Apple iPhone X
2. Apple iPhone 8
3. Apple iPhone 8 Plus
4. Samsung Galaxy S8+
5. Apple iPhone 7
6. Apple iPhone 6S Plus
7. Samsung Galaxy S8
8. Samsung Galaxy Note8
9. Apple iPhone 7 Plus
10. Samsung Galaxy S8 Active

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test