Telefoni Honor 7C është zyrtarizuar publikisht dhe nesër do të dalë në shitje në Kinë.
Do të ketë çmim rreth 115 euro, 3GB RAM + 32GB, ndërsa modeli tjetër 4GB RAM + 64GB do të kushtojë rreth 166 euro.
Telefoni do të ketë ekran 5.99-inç 1440 x 720p dhe çipset Snapdragon 450, microSD slot dhe mbështetja dual-SIM.
Kamera e pasme është 13MP, ndërsa ajo e përparme 8MP.
Kamerat kanë mbështetje për metodën Portrait. Pajisjet kanë sistemin operativ Android 8.0 Oreo.
Honor 7C arrin në variantet e ngjyrave kuq, zi, kaltër dhe të artë.