HTC U12 Plus zbulohet në detaje përpara zyrtarizimit - Bota Sot
HTC U12 Plus zbulohet në detaje përpara zyrtarizimit

Mobile

E premte, 19 tetor 2018

HTC U12 Plus zbulohet në detaje përpara zyrtarizimit

Më: 16 mars 2018 Në ora: 12:46
HTC U12

Ditën e Premte insajderi i VentureBeat Evan Blass publikoi një imazh të flagshipit të ardhshëm të HTC, modelit U12 Plus i cili pritet të debutojë në Maj.

Nisur nga informacioni i Blass, U12 Plus do të ketë një ekran thuajse pa skaje, një kamër të dyfishtë horizontale dhe një skaner të shenjave të gishtërinjve në pjesën e pasme.

Një raport i mëhershëm përmend ekranin 6-inç WQHD+ së bashku me procesorin Snapdragon 845 i përdorur në Galaxy S9 dhe Xperia XZ2.

Thuhet se telefonit do të ketë 6GB RAM dhe 256GB memorie të brendshme. Sistemi i dyfishtë i kamerave do të karakterizohet nga sensorët 12 dhe 16 megapiksel ndërsa kamera frontale vetëm 8 megapiksel.

Mbetet për tu parë sesa HTC do ja arrijë të konkurrojë me flagshipët e kompanive të tjera. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test