Huawei konfirmon lansimin e telefonit 5G me ekran fleksibil në qerekun e dytë të 2019 - Bota Sot
Huawei konfirmon lansimin e telefonit 5G me ekran fleksibil në qerekun e dytë të 2019

Mobile

E diel, 21 tetor 2018

Huawei konfirmon lansimin e telefonit 5G me ekran fleksibil në qerekun e dytë të 2019

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Dje në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror të Kampionëve të Ri – një takim mbi inovacionin, shkencën dhe teknologjinë – në Tianjin të Kinës, zëvendëspresidenti i Huawei, Ken Hu, konfirmoi se prodhuesi më i madh botëror i pajisjeve të rrjetit të telekomunikacionit do të lansoj në mes të vitit të vitit të ardhshëm, një telefon 5G të palosshëm.

“Udhërrëfyesi për industrinë tonë në anën e pajisjes 5G është të lansojmë telefonët vitin e ardhshëm”, tha Hu gjatë një diskutimi në panel për 5G. “Në Huawei, ne do të lansojmë telefonët e parë 5G në mes të 2019. Ata do të përfitojnë nga rrjetet 5G me shpejtësi më të madhe dhe latente më të ulët”.

Shefi i Huawei tha gjithashtu se 5G do të jetë rrjet 100 herë më i shpejt se rrjetet 4G dhe 50 herë më të përgjegjshëm, raporton Forbes.

“Në telefonin tonë të parë 5G, ne do të prezantojmë një ekran të palosshëm. Kjo do të jetë hera e parë e futjes së ekraneve të palosshme në një telefon”, shtoi Hu. “Pra, le të imagjinojmë, me shpejtësi shumë më të madhe – 100 herë më shpejt se sot – do të shijoni një eksperiencë të mrekullueshme videoje me definicion të lartë me një ekran të madh në telefonin tuaj të mençur”.

Telefoni i parë 5G i Huawei ka shumë gjasa të përdorë procesorin e tyre të fundit të inteligjencës artificiale Kirin 980 – zbuluar në konferencën IFA më parë këtë muaj – së bashku me modemin 5G të kompanisë, Balong 5000.

Pritet gjithashtu që telefoni i palosshëm i Huawei do të përdorë teknologjinë ekranit OLED fleksibile, që ka qenë në zhvillim prej disa vitesh nga prodhuesit si Japan Display, LG Display dhe Samsung Display.

Në shfaqjen IFA në fillim të këtij muaji, CEO i Samsung, DJ Koh tha se gjigandi elektronik korean ka në plan të zbulojë një telefon me një ekran të palosshëm deri në fund të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test