Jehona e muzikës klasike, për herë të parë pas 80 vjetësh, Koncerti i Vjenës pa spektatorë

Muzikë

Jehona e muzikës klasike, për herë të parë pas 80 vjetësh, Koncerti i Vjenës pa spektatorë

Më: 2 janar 2021 Në ora: 14:50
Orkestra Filarmonisë së Vjenës

Tradita vijoi. Me miliona shikues nga e gjithë bota në ditën e parë të vitit shijuan tingujt e muzikës dhuruar nga profesionistët më të mirë të botës.

Orkestra Filarmonisë së Vjenës në ditën e parë të vitit ndonëse pa publikun fizikisht organizoi koncertin e përvitshëm duke dhuruar muzikë të bukur dhe emocione.

Këtë vit koncerti u dirigjua për të gjashtën herë nga Ricardo Muti i cili së bashku me muzikantët uruan për një vit sa më të mbarë.

Për shkak të pandemisë koncerti u ndoq online por edhe përmes medias tradicionale në plot 90 shtete të botës. 

Ndërsa më shumë se 7000 shikues dhuruan duartrokitje në mënyrë virtuale.

Rreth 50 milionë shikues dhe adhurues të muzikës klasike nga e gjithë bota mundën të shijojnë tingujt e krijuar nga Strauss apo edhe të tjerë kompozitarë të famshëm.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat