Legjislacioni nuk duhet të dalë nga klanet dhe nepotizmi - Bota Sot
Legjislacioni nuk duhet të dalë nga klanet dhe nepotizmi

Opinione

Legjislacioni nuk duhet të dalë nga klanet dhe nepotizmi

Nga: Ali Hertica Më: 8 janar 2019 Në ora: 20:53
Ali Hertica

Kush po e bën ligjin në vendin tonë?

Te libri "Du contrat social", Rosi thotë qartë se nuk merret me kalimin historik nga një gjendje pa pushtet politik, në një gjendje me pushtet politik. Është shqetësuese se çfarë mund ta bëjë legjitime gjendjen shoqërore lidhur me gjendjen që ka sot Kosova, në territorin e saj me qeverinë dhe sistemin ligjor, ku bllokohen, barrikadohen rrugët e saj nga serbët në veri ku krijojnë parqe në mes të rrugës me mbamendje çetniko -millosheviçiane. Këtë gjendje të krijuar të një situate politike pa kontroll nuk duhet lejuar më, nga institucionet legjitime të Kosovës. Duhet të kuptojmë se ky sistem qeverisës "Ahtisaarian" është pranuar ndërkombëtarisht që të jetë edhe legjitim, domethënë i pranueshëm dhe i sigurt, në përputhje me nevojat e interesave të shtetit dhe vetë qytetarëve. Para se të shtrohet ndonjë argument tjetër nuk duhet të njohim ide e as teori tjera të teoricentëve më të vjetër. Pikëpamja se marrëdhëniet midis të parëve të shtetit dhe atyre që janë poshtë, iu përngjasin marrëdhënieve të babait me fëmijët e tij, hidhen poshtë me ironi. Më tej hidhet poshtë, si e pakuptimtë, pikëpamja mbi të drejtën e më të fortit, që të legjitimohet një shoqëri dhe institucionet e saj. Mirëpo, nuk mund të flitet për mbështetje vullnetare, në një sistem ku vartësit pranojnë kushte të skllavërisë. Kjo do të kishte të njëjtin kuptim me marrëzinë dhe "marrëzia nuk krijon drejtësi." Si bazë për një pakt shoqëror, i mungon shtetit të Kosovës dhe vetë politikanëve kosovarë, e bile kur dikush nga jashtë të quan edhe fashistë e me fyerje nënçmuese të vlerave individësh e të partive politike që janë të ulur në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Si bazë e kësaj një ditë shoqëria, do të arrijë në një pikë, që nuk mund të mbijetojë pa u mbledhur në një tog, ku do të del një problem më përmasa të mëdha.

Qeveritarët mbi ligjin

Të gjetur një formë të bashkimit, që më gjithë forcën e bashkuar të mbroj interesat e shtetit dhe vullnetin e përgjithshëm të qytetarit, secili nga ne, duke u bërë pjesë e shoqërisë, i vë të gjitha forcat nën udhëheqjen e lartë të vullnetit të përgjithshëm kombëtarë dhe kështu të bashkuar çdo sfidë do të kalojmë me nderë dhe atyre që e lanë amanet këtë tokë të shenjtë Kosovën. Koncepti bazë në formulimin e thelbit e të paktit shoqëror është "vullneti i përgjithshëm". Ky koncept duhet të kufizohet në mënyrë që të kuptojmë përmbajtjen e ndërhyrjeve të legjitimitetit të një sistemi politik. Vullneti i përgjithshëm, do të shprehet në legjislacion, që legjislacioni të jetë shprehje e vullnetit të përgjithshëm, ku duhet të plotësohen dy kushte të cilat janë të domosdoshme për shoqërinë kosovare, ku këto dy kushte janë: legjislacioni duhet të dalë nga të gjithë e jo nga klanet dhe nepotizmi, dhe e dyta është legjislacioni duhet të vlen për të gjithë, kushdo qoftë dhe kushdo që të jetë. Nuk bën që për qeveritar assesi mos të vlejë, sepse këta matrapazë shkelin çdo ditë në sistemin e legjislacionit dhe nuk merret në pyetje askush nga ta. Në kontratën shoqërore, të gjithë janë të barabartë para ligjit, ku flitet për përputhjen e admirueshme midis interesave dhe drejtësisë ,,accord admirable de l'interet et de la justice". Një kapitull tjetër është "që mos të tjetërsohet vullneti i përgjithshëm", ku sipas Rosit do të thotë se "kur këputen lidhjet sociale në të gjitha zemrat" në emër të ligjit vendosen dekretet që kanë si qëllim të nxituarit e interesave të veçanta. Pa dyshim se është e drejtë, se vetëm e drejta e përgjithshme e votës dhe forma e përgjithshme e ligjeve, nuk mund ta sigurojnë shoqërinë kundër nxjerrjes së ndonjë ligji që u shërben interesave të veçanta, vetëm "është mjegulla e paditurisë" që mund të japë siguri të plotë. Ato interesa të cilat i prek nga ligji, nuk mund të jenë të bindshme vetes, kur i binden ligjit. Pakti i drejtë i shoqërisë, që e bën sovrane me nënshtetasit nuk e dëmton atë që është e nevojshme për të ruajtur interesin e shoqërisë dhe të shtetit. Marrëzia nuk krijon drejtësi, sepse të marrët janë në pushtet dhe nuk dinë se çka është marrëzia e as turpi, sepse janë bisha të pangopura.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...