Monarku i Kosovës, nuk e njeh dhe respekton Parlamentin?!

Opinione

Monarku i Kosovës, nuk e njeh dhe respekton Parlamentin?!

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 14 janar 2019 Në ora: 09:39
Hashim Thaçi

Monarku i Kosovës, nuk i jep “letrat” për çka është marrë vesh më Vuçiqin si top sekret”?!

Monarku i Kosovës, don me vendos vet për “fatin e tij dhe të Kosovës?!

Monarkut të Kosovës, nuk po i konvenon me shkue në Gjykatën Speciale?!

Postieret e Monarkut (Thaçit) po sillen vërdallë, por pa letrat për të cilat është desht të debatohet në Parlament para së të shkohet në bisedime me Mogherinin dhe të aprovohet Strategjia për bisedimet e ardhshme. Të caktohen vijat e kuqe mbi të cilat nuk mund të kalohet dhe pastaj të shkohet me bisedue më Vuçiqin nën mbikëqyrjen e Mogherinit.

“Ekipi i unitetit” që nuk përfaqëson shumicën e popullit nga vijnë, e disa si edhe udhëheqësi i tyre, janë konvertuar në parti të re pa bazën deleguese apo më bazën e vjetër që nuk i njeh dhe që spekulojnë dhe veprojnë me mburrje për kontributin e dhënë në “krijimin falls të Ekipit të unitetit” sa për sy e faqe që në realitet është plotësisht nën dirigjimin dhe kontrollimin e Monarkut.

Moarku as që qanë kokën për këtë ekip, anipse i zgjedhur nga Parlamenti. Në të vërtetë, ata e kërkuan mëshirën e tij, por, Monarku si Monark, ata, nuk kanë mëshirë, sepse nuk ju rrinë në shpirt. Të pashpirtë.

Atëherë, pse akuzohen LDK dhe Vetëvendosje për bojkotomin e këtij organi kur ai nuk është autonom dhe nuk përfillet nga Monarku.

Pra, Monarku është ai që sjellë vendime, cakton vendime, cakton drejtime e strategji duke mos respektuar as vija të kuqe e as të bardha, por vetëm vijat e tij e ato janë vijat nëpër të cilat “duhet të kalojnë” të gjitha marrëveshjet pa e përfillë Parlamentin.

Në këtë valle, hyri edhe Kryeministri duke e pranuar diktatin e Monarkut që mos t’i bie Qeveria anipse është në këmbët e qelqit sepse, Monarku vendos sa do të qëndrojë Qeveria, kur duhet të rrëzohet e mos të ngritët më dhe t’i shpallë të gjitha vendimet e Qeverisë inekzistente për Monarkun, sepse ja paskan prishë planin e tij për një rrugë më të thjeshtë e të shpejtë për të ardhur deri tek marrëveshja me Serbinë ,e cila, ia idhnojë Serbinë, Vuçiqin dhe Mogherinin me taksën 100% për mallrat e Serbisë.

Kjo ishte “e pafalshme” sepse, na u hidhërua Evropa, na u luhat Uashingtoni, na u trazuan shtetet që na njohin e nuk na njohin. Më një fjalë ia qarti përkohësisht planin e Monarkut që po i krijon kokëdhimbje.

Aq kokëdhimbje sa edhe mosdekretimi i një kosovari për ministëe të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, i propozuari i Baton Haxhiut-Stanishiqit si i besueshmi i Ramës e Thaçit dhe përkrahësi i idesë së korigjimit-ndryshimit të kufijve për arritjen e “marrëveshjes historike paqësore me Serbinë”.

Ndërsa, Kryeparlamentarit që nuk po i respektohkan vendimet e organit të cilin e udhëheq, por, me “qëllim që mos të pengohet Monarku” në rrugëtimin e tij drejtë një misioni shtetëror e që në të vërtetë është në marrëveshje dhë bashkpunim si bashkëpartiak dhe bashkëpërgjegjës për akte kriminale për të cilat sa po duket do të jetë njëri nga vizituesit e Gjykatës Speciale për krime në Kosovë të paraluftës, gjatë luftës dhe pas luftës ndoshta në cilësinë e “dëshmitarit”, por do ta shohim “pasi ta kthejnë në” Kosovë.

Si është e mundur që Monarkut t’i kërkohet ajo që nuk është për publikun-popullin, sepse ai, populli, e as organi i Parlamentit “nuk mund t’i shti hundët gjithkund”edhe në punët sekrete të Monarkut. O zot, thotë Monarku, njerëz “ të pagdhendur”.

Tani, ku është arsyeja që opozita shumicë mos të bëhet pjesë e lojës së Monarkut dhe të bëhet bashkëpërgjegjëse për copëtimin e Kosovës sepse, vetëm Monarkut po ju dashka, ndërsa, kush lodhet për popull pasi edhe ashtu nuk kanë lidhje se çka është duke ndodhur! Po,a duhet një ditë ky popull ta kuptojë anipse me vonesë se për çka po bisedohet, vendoset dhe, kur dhe kush po

 vendosë në emrin e tij. Monarku, thotë jo, kjo nuk është punë e tyre, është punë ekskluzive e imja, sepse unë jam Monarku. Përsëri “të pagdhendur”. Sa herë duhet t’ua përsërisë, se unë dhe unë.”OK”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat