Gjuha shqipe në Maqedoni me përqindje 20%...(!) - Bota Sot
Gjuha shqipe në Maqedoni me përqindje 20%...(!)

Opinione

Gjuha shqipe në Maqedoni me përqindje 20%...(!)

Nga: Skënder Karaçica Më: 15 janar 2019 Në ora: 21:05
Skënder Karaçica

Gjuha shqipe në hapësirën etnike shqiptare në Maqedoni,me ligjet e shtetit dhe të ,,lirive të njeriut,,apo më qartë të konventës për gjuhët e popujve,u bë gati-gati ,,zyrtare,,por me peshojën politike 20%....20% për shqiptarët që jetojnë në tokën e vet etnike.

Kush e shpiku këtë të ,,drejtë demokratike,,për popullin shqiptar në Maqedoni,që gjuha shqipe e lashtë një nga më të vjetrat në Evropë.të marrë trajtën dhje shenjën e pakicës dhe të ketë të drejtën të flitet e të shkruhet vetëm me shenjën e ,,ligjit,,20% aty ku jetojnë mbi 20% të popullit shqiptar që e flasin gjuhën e tyre kombëtare(sic!).

Kjo është e drejtë,,demokratike,,?Kjo është vlera universale e demokracisë dhe gjuhët e popujve(shqiptar)në Maqedoni...?!Gjuha ,,maqedone,,tashti me ligjet e reja u bë zonja e parë zyrtare në Maqedoni,ndërsa Gjuha Shqipe me shenjën e pakicës aty ku jetojnë më shumë se 20% e popullit(shqiptar)në një mjedis mund të flasin e të shkruajnë ,,zyrtarisht,,gjuhën e tyre...(sic!).

Kush e shpiku këtë të drejtë,,demokratike,,për popullin shqiptar në Maqedoni për gjuhën shqipe të lashtë dhe shenjë e identitetit kombëtar një nga më të vjetrat në Evropë..?!

Gjuha ,,maqedone,,u bë si gjuhë vetëm pas Luftës së Dytë Botërore me ato katër-pesë fjalët që i gjetën në rrethin e Velesit dhe u bë ,,fjalori,,dhe u bë,,sintaksa,,e gjuhës maqedone që sot ia bën me gisht gjuhës së lashtë shqipe:rri më poshtë e fol e shkruaj vetëm më të drejtën,,demokratike
20%.....20%.......20%.......(sic!).

Edhe Zoti e di të flasë Gjuhën Shqipe!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...