Qëndrim absurd nga “Intelektual”

Opinione

Qëndrim absurd nga “Intelektual”

Nga: Arben Ganiu Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 14:37
Arben Ganiu

E kam parë në katër versione tragjedinë rrëqethëse që ndodhi në rrugën Shkup - Tetovë, më saktësisht tek fshati Llaskarcë, ku kishte klithma dhe piskama, nga babai që thërret birirn, nga nëna me zemër të trishtuar duke vrapuar disi e çorjentuar duke e kërkuar fëmijën e vet, e cila në tërë këtë agoni ia bashkangjet bërtitëmat dhe piskaman duke dashur tia bëjë me die fëmisë së vet që mëmën e ka aty, shumë bashkudhëtar dhe udhëtare, pleq dhe të rinjë, gra shtatëzëna, fëmijë që jan nisur për udhëtim, bashkë e përjetojn këtë tragjedi njerzore. Pastaj s’më ka ikur nga mendja fotografia, mbushur gjak, klithma, flokëshprishur, me qarje, gjithë tragjizëm.

Banorët dhe udhëtarët tjerë që nuk kan qenë bashkudhëtar të tyre nuk mundën të rrinin të ngujuar dhe indiferen ndaj asaj që panë dhe ndëgjuan, dhe me të shpejtë i dolën në ndihmë viktimave.Asnjëri nga këta nuk kan pyetur viktimat se si quheshte, prej nga është dhe çfar nacionaliteti ka, që është njerzore në raste të tilla të mos i bësh këto pyetje.

Ky lajmë me shpejtësi vetëtime mori dhenë në të katër anët, ku të gjithë përfaqësuesit institucional e shtetëror, posaçërisht krerët institucional, por edhe përfaqësuesit e shoqatave, dolën me deklarata dhe ngushllime për rastin në fjalë. Besa patë edhe nga ata të cilët ofruan shtëpit e tyre për nevojat e familjarëve të atyre që u prekën nga kjo tragjedi.

Në gjithë këtë ngjarje doli një postim, që na rrënqethi trupin. Për të qenë habija më e madhe kjo deklarat si të thuash u nxorë nga një person akademik, prof. dr Biljana Vankovska, profesoresh në fakultetin filologjik, e cila këtë tragjedi e bëri baraz me një humbje jetësh të ushtarëve të Maqedonisë, në Karpallak ( vendi ku ranë ushtarët të ushtrisë së Maqedonisë gjatë luftës të 2001). Para tragjedisë dhe para rënjes të ushtarëve ka patur vdekje dhe aksidete të shumta në rezen e rrugës Shkup Tetovë, që dihen apo nuk dihen prej kohës bashkëkohore e deri në kohrat e lashta para erës tone, që nuk janë bërë për arsye të njejta, dhe nuk mundemi të fusim të gjitha këto në një these.

Nëse e ka patur qëllimin që ja erdhi hakmarrja e ushtarve të rënë pas 18 viteve, unë nuk po mundem as këtë me kuptuar, pasi që ushtarët ranë nga ushtarë tjerë në gjendje lufte. Në luftë luftojn ushtarë të një ushtrie me ushtarë të një ushtrie tjetër dhe jo kundra civilëve. Në Autobusë kan qenë të gjithë qytetarë civilë duke u këthyer nga punët e tyre ose duke shkuar në punë dhe autobusi rrokulliset nga faktori gomë e plasur me sa di une. Në këtë rastë nuk kemi gjendje lufte as luftim mes dy ushtrive.

Biljana Vankovska me të thënë qe je bishë...ështe ofenduse për sojin e kafshëve.  Nëse nuk distancohesh publikisht nga kjo e thënë nga ana jote , ti dëshmon se je ende një njeri që je në vij me ata që ju ka kaluar koha,  që jeton me të kaluarën komuniste, dhe shiqon me syzat e nacionalistëve iritues e të pa skrupulltë. Të informoj Venkovska se kjo tragjedi gjeografikisht ndodhi në teritorin ku jetojn shqiptarët por në mesin e udhëtarëve kishte edhe Maqedonasë, a nuk po ndjen keqardhëje së paku për ta?

Një pleher i degraduar, i njohur si harbut i postkomunistëve, një profiter, një egersire ndaj bashkëqytetarëve të vetë që nuk janë të sojit të tij, me logjiken e tijë prej stalinisti, me hipokrizi dhe mungese ndershmërie, thekson me mburrje për tragjedinë  “Çfarë tragjedie dhe ironie Karpallak” dhe tallet me viktimat, Biljana Venkovska tallet me viktimat e tragjedisë që ndodhi sonte në rrugën Shkup-Tetovë duke u kënaqur me faktin që janë shqiptarë e harroi se ka edhe nacionalitete tjera bashkangjitur edhe maqedonasë, Profesoresha në këtë postim ka dashur që t’i barazojë viktimаt e djeshëm me ata të luftës të 2001 që gjatë përleshjeve të аrmatоsur kishin humbur jetën disa ushtarë në Karpallak. Ky është modeli i mbrojtjes së kastes së errët që ende gjindet në mesin tone.

Hienat kanë filluar të dalin në shesh, edhe pse ne të gjithe i kemi ditur cilat jane. Postimi i Vankovskës  tregonë me së miri që nxitjet dhe kryerjet e veprave të këqija që kanë ndodhur hiç më largë se para disa viteve, rrjedhin nga kjo mendësi të cilën e përfaqëson Vankovska . Paramendojeni cila ka qenë fryma dhe deklartat e saj të dhëna para 20 viteve. Kjo frymë i ka nxitur urrejtjet patologjike ndërnacionale. Unë e di që këtë lloj të njerzëve e ka kapluar frika. Frika nga ndrimi i klimës ku shqiptarët nuk janë më sharragjinjë e hamallë, por gjithënjë më të ngritur dhe të arsimuar. . Kohë e nxehtë po vjen për disa disa. Ty që as emrin nuk dua ta përmend, me të thënë që Zoti ftyrën ta marrtë spo mundem, se disa as ftyrë nuk kanë. Por sa më shpejtë që vetë dijësohet Vankovska dhe Vankovskat (skit) tjerë është më mire për shëndetin e tyre psikofizikë.

Zoti nuk ka krijuar ndonjë gjë më të mirë se Arsyeja, nuk ka kryer ndonjë gjë më të përkryer ose më të bukur se Arsyeja, përfitimet nga e cila Perëndia i jep në llogarinë e saj dhe të kuptuarit është prej saj, dhe zemërimi i Perëndisë është shkaktuar nga mosrespektimi e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat