Ndalu Hashim he depsuz! - Bota Sot
Ndalu Hashim he depsuz!

Opinione

Ndalu Hashim he depsuz!

Nga: Sinan Kastrati Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 08:53
Sinan Kastrati

Edhe njëherë, nja dy fjalë rreth vdekjes dhe varrimit të profesor Idriz Ajetit.

Turpi ju mbuloft e marrja mos u hjekt o rezila!

Javën që e lamë ishte ndër javët më të dhimshme për Gjuhësinë, Letërsinë, Historinë, Kulturën dhe përgjithësisht për shkencën e Albanologjinë këndej e andej kufirit, në Kosovë e në Shqipëri.

Pse nuk e varrosen profesorin me nderime shtetërore?

Cili njeri ka dhënë e ka bërë më shumë se sa profesor Idriz Ajeti për shkollën, arsimin e shkencës e Albanologjisë?

Profesori jetoj në mjerim bashkë me plakën e vetë në një banesë të harruar në mes të Qendrës (qytetit) së Sudentëve dhe fakultetit Ekonomiko-Juridik e përballë kishte ish Bibliotekën Krahinore, Fakultetin Filozofik e Institutin Albanologjik.

Në një një bisedë që pata me atdhetarin Xhafer Lecin, që e kishte vizitua profesorin, më tha se profesori ka jetua me skamje e në mjerim.

Kështu thuhej edhe për Lasgush Poradecin i cili nuk kishte as dru për me e ndez kaftorrin e përkthente klasikët e botës poetike dhe Shote Galica që vdiç në Shqipëri e nuk kishte as bukë me u ngi. Këtë ma ka thënë një puntor shkencor i Institutit Albanologjik, në Prishtinë, i cili ishte marrë me jetën e Shotës pasi ik në Shqipëri, kur vritet Azemi (Munishi)

Po si është e mundur kjo të ndodh tash në Kosovë?

Xhafer Leci, do të shkruante, në mes të tjerash do të thoshte: “Akad. I.Ajeti ka vuajtur nga varfëria shumë vite. Ai nuk ka lënë pasardhës dhe, kjo është dhimbja më e madhe, për Akademikun, bashkëshortën e Tij dhe të gjithë njerëzit e mirë. Institucionet e Kosovës nuk janë kujdesur, as nuk besoj se e dinë që Akademiku nuk ka pasur fëmijë, të cilët do ishin kujdesur për prindërit…

Presidenti Hashim Thaçi, e ka dekoruar akademik Idriz Ajetin me Medaljen Presidenciale të Meritave, në 100 vjetorin e lindjes, për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e arsimit, shkencës dhe kultures, duke e quajtur, “për mua jeni Çabej i Kosovës”. Kaq kanë bërë Hashimi, dhe institucionet e vendit, për Akademikun e Madh për nga veprat, e më të moshuar në Kosovë. Sa keq…!”.Çka ti shtohet kësaj?

Unë dëgjova edhe një legjendë, për Legjendën profesor Adriz Ajeti, korifeun e shkencës shqiptare.

Pas “çlirimit” të Kosovës, pas viteve 1999, 2000 kur profesor Ajeti po priste në rend me e marrë pensionin, disa djetëra D.Marka, para profesorit dy pleq analfabetë për me marrë pensionin, “e japin gishtin”, i erdh rendi profesorit. Zyrtari administrativ e pyet:

- A dini ju me shkrua? -Jo!, i përgjigjet profesori dhe “e ngjyen gishtin tregues” për me e marrë ato pakë para.  

Një nga studjuesit e letërsisë, Rexhep Qosja, kur flet për Agollin, si deputet e Kuvendit të Shqipërisë thot se “Agolli vlen më shumë se të gjithë deputetët, nëse nuk gaboj demokratë”.

Por Qosja nuk flet për profesor Ajetin, për profesor Çettën, M. Krasniqin e ... ose flet keq.

Po profesor Ajeti, profesor  Anton Çetta, profesor Ali Hadri, Mark Krasniqi e ... Gazmend Zajmi, sa vlejnë këta?

Profesor Ajeti ka merita më shumë se të gjithë të burgosurit “politikë” që nga Adem Demaçi e deri te Hydajet Hyseni e Jakup Krasniqi dhe që nga “politikanët” Hashim Thaç e deri te ... Jakup Krasniqi e “Komandantët e luftës”.

Këta, të gjithë mund të futën në njëren anë të duqeve e profesor Ajeti nuk do të kishte thes që do ta mbante.

Po, ku janë janë ata burra e gra shqiptare që ishin studentë e studente të profesorit që nuk e ngrisin zërin.

Po a ka turp më të madh se një profesor ndër më të mëdhenjët në të gjitha kohët e shekut që ka pasur Kosova të mos nderohet nga këto institucione, me nderime shtetërore, e  falë profesor Ajetit dhe nxënësve e studentëve të profesorit, edhe vetë Adem Demaçi e Rexhep Qosja ishin studentë të profesorit,  i cili me fakte shkencore, me fjalë, mbrojti qenjen tonë kombëtare.

Po ia heqi duqin, a do të ishte më e ndershme që gruaja e Adem Demaçit, të cilën e nderoj dhe kam respekt dhe e veja e Ibrahim Rugovës të marrin para të taksapaguesve tanë, edhe shoferë e limuzina e profesori të vdiste në skamje me një plakë sikur “Lokja” e Mjedës?

A nuk është poshtërsi që politikanët tanë marrin deri në 5.000 euro e një profesor të mos nderohet e kujtohet, nga “institucionet shtetërore” të Kosovës  me pakëz “fjalë”  e fraza para varrit?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...