Sfida e vrasjeve

Opinione

Sfida e vrasjeve

Nga: Arben Ganiu Më: 6 mars 2019 Në ora: 15:50
Arben Ganiu

Vrasja është mbytja e paligjshme e një njeriu tjetër pa justifikim, ose vrasjen e paligjshme të një qenieje tjetër njerëzore. Vrasja apo mbytja e një qenije ( në rastin tone njerëzore) është privimi nga jeta me apo pa shkakë legjitim pasi kemi edhe vrasje të atilla që janë në korniza të së drejtës. Kjo e dallon vrasjen nga vrasjet që kryhen brenda kufijve të ligjit, si dënimi me vdekje, vetë-mbrojtja e justifikuar, ose vrasja e luftëtarëve armik nga luftëtarët e ligjshëm, si dhe raste tjera.

Jeta është e rëndësishme, është një nga vlerësimet më të mëdha të Zotit ndaj nesh, ndaj ajo është bekimi maksimal dhe themeli i ekzistencës. Jeta është pika e fillimit dhe thelbi i çdo gjëje, ajo e bën çdo gjë të lidhur me të, më të rëndësishme se pothuajse çdo tjetër., shkurt, nëse nuk do të kishte jetë, ekzistenca do të humbiste kuptimin e saj dhe do të bëhej e padallueshme nga mosekzistenca. Jeta pra e të gjitha gjallesave është e shejtë në veçanti e qenieve njerëzore, si forma më e përkryer, nuk është sasiore, por cilësore në natyrën e saj, (me fjalë të tjera nuk është e varur nga sasia e njerëzve), prandaj jeta e një personi përfaqëson jetën e të gjithëve.

Vrasja konsiderohet si krimi më i madh dhe një nga mëkatet kapitale, si në Kur’an ashtu edhe në Bibël. Kjo ndalesë është një nga verdiktet më konsistente që ekzistojnë në fetë monoteiste. Nëse personi i cili merr jetën e dikujt tjetër është në kundërshtim me ligjet, nëse veprimi është i qëllimshëm dhe me pasojë. Për këtë arsye, edhe në besimet kjo vjen në dukje në mënyrë të qartë siç e kemi në Kur’an, jeta e një njeriu është e barabartë me jetën e gjithë qenieve njerëzore, prandaj vrasja e një njeriu konsiderohet e njëjtë me vrasjen e gjithë njerëzimit dhe po kështu shpëtimi i jetës së një njeriu konsiderohet i njëjtë me shpëtimin e jetës gjithë njerëzve. Në këtë kontekst vlerësimi, në Kur’an theksohet se ky ishte një urdhër i cili iu dha edhe izraelitëve, d.m.th. ky është një parim i cili ekziston edhe në Bibël.

Vrasja, ishte në të kaluarën tonë, një nga plagët më të rënda që i shkaktoi popullit tone. Mirpo pas problemeve me okupatorin, disi kjo plag u zvogëlua ose thënë më mire u asgjësua, nga ngritja e vetëdijes së popullit, pasi mbi qafë kishin një telashe më të madhe dhe çdo problem tjetër ishte disi më i zbehur dhe më pak i rëndësishëm në krahasim me fatëkeqësin që e kishin. Luajti rolë të rëndësishëm edhe pajtimi masivë i gjaqeve, apo falja e gjaqeve që në këtë periullë u bë nëpër fusha e mejdane në mënyrë masovike, dhe kemi edhe shkaqe tjera që u ngrit vetëdija e popullit tonë që mos të derdhet gjaku i njerëzve.

Kohëve të fundit disi kjo plagë u aktivizua prap si të thuash pasi javës së fundit pothuajse çdo ditë në lajme ndëgjuam që u vranë në këtë qytetë e u vranë në atë fshatë. Kjo disi po ndikon në psikologjin e popullates, që vrasja në këtë e atë vendë është gjë normale dhe nuk kemi se pse të shqetësohemi. Vrasjet që po ndodhin, shumica e tyre ndodhë në mes të rinjëve, për shkaqe banale, që nuk vlen të përmenden. Në vend se rinia e sotme duhet të jetë simbol i paqes, kulturës, dashurisë, emancipimit etj. të mendojnë seriozisht për të ardhmen e tyre duke studiuar, duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme e ato po merren me gjëra të rëndomta dhe të parëndësishme, të cilat shkatërrojnë të ardhmen e tyre. Sot, në botë të rinjtë arrijnë të krijojnë gjëra të pabesueshme në shumë fusha të jetës, fakt i cili tregon se ata e vlerësojnë kohën dhe merren me gjërat e duhura, dhe duhet të jetë modelë për rinin tonë se me çka duhet hargjuar kohën.

Shkalla e lartë e papunësisë, mungesa e arsimimit kualitativ, hapësirat e kufizuara për pjesëmarrjen e të rinjve në jetën publike dhe institucionale, gjithashtu, neglizhenca e institucioneve të sigurisë, atyre të hetuesisë dhe të drejtësisë, si dhe mungesa e besimit të qytetarëve në sistemin politik në Maqedoni, e sidomos në atë të drejtësisë pasi që ekziston edhe më tutje ndjenja te qytetarët dhe të rinjët që më lehtë mund t’i qërojnë hesapet personalisht, sesa të shkojnë përmes institucioneve të drejtësisë janë vetëm disa nga problemet, me të cilat ballafaqohen të rinjtë shqiptarë në Maqedoni.

Ndaj kësaj duhet reaguar institucionalisht dhe shteti duhet të krijojë mekanizma për fuqizimin e rinisë, në realizimin e së drejtës për vendimmarrje, në përmirësimin e sistemit shkollor dhe të punësimit, duhet të bëjnë kushte që të rinjtë të miren më shumë me aktivitete sportive, të ngjallet ndjenja e garimit në të mirë të tyre dhe shoqërisë, Aktivitetet e të rinjve synojnë sensibilizimin e opinionit për rolin e rëndësishëm të rinisë në shoqëri dhe përkushtimin e institucioneve dhe organizatave përkatëse ndaj këtij sektori. Në çdo shkollë, çdo nxënësi duhet ti bëhet e qartë se sa rëndësi ka kultura në një shoqëri, dhe ata duhet të përpiqen ta fitojnë atë, njësoj siç përpiqen për një notë sa më të mirë. Por sigurisht për këtë gjë ata duhet të kenë vëmendjen e plotë si të prindërve që është kryesorja por edhe të mësuesve. Pra me pak fjalë çdo gjë varet tek edukata që përcjellim tek të rinjtë. Çdo të mbjellim do korrim thotë populli , që do të thotë ajo kulturë që po u përcillet të rinjve ajo po merret , dhe realisht kjo kulturë është për të ardhur keq. Këto ngjarje duhet të merren shumë seriozisht dhe duhen marrë masa për parandalimin e tyre urgjentisht. Vrasja mund të kryhet me një veprim apo një mosveprim, nëse ne nuk reagojm, atëher pa dashje jemi pjesmarës në këtë plagë shoqërore.

Të jesh kundër dhunës, vrasjes, tiranisë dhe parapëlqimi i drejtësisë do të thotë t‘i jepet çdokujt e drejta që i takon, ndihmë dhe mbështetje juridike që ai t’i realizojë ato të drejta. Synimi i të gjitha feve dhe mesazheve pejgamberike është të sigurohet paqja, drejtësia midis të gjithë njerëzve. Si rezultat i domosdoshëm i kësaj, shmangen të gjitha konfliktet dhe mosmarveshjet.

Rinia e sotme do të jetë e ardhmja e vendit, dhe duhet bërë çdo gjë që populli jonë të përfaqësohet denjësisht nga kjo rini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat