Daçiqi si dikur Milosheviqi, po kërcënon Kosovën me agresion!

Opinione

Daçiqi si dikur Milosheviqi, po kërcënon Kosovën me agresion!

Prof. Dr. Mehdi Hyseni Nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më 14 mars 2019 Në ora: 16:48
Ivica Daçiq

Ivica Daçiq (nënkryeministër dhe ministër i Jashtëm i Serbisë)  “ka paralajmëruar KFOR-in dhe NATON se Serbia do të ndërhyjë në Kosovë nëse sulmohen serbët jo vetëm në veri, por në tërë Kosovën.” (Politika, 13.03.2019).

Nuk jam në dijeni, nga fanitja e kësaj ideje të zezë dhe të kobshme e Ivica Daçiqit, që paska “ëndërruar sulmin” e serbëve, në veçanti në veriun e Kosovës nga ana e forcave të  ruajtjes së rendit dhe të sigurisë shtetërore të Kosovës (policia dhe ushtria).

Vetëm ndonjë njeri abnormal apo spiun i agjenturave të ndryshme serbe dhe proserbe mund të trillojë diç të tillë se gjoja minoriteti serb në veriun e Kosovës “qenka në rrezik nga sulmi” i vetë shtetit të Kosovës!

-Pse , nga dolën tani imformacionet e tilla shpifëse se gjoja qeveria e Kosovës “po përgatitka sulm special” kundër minoritarëve serbë në veriun e Kosovës, kur ata  me ligje dhe me Kushtetutën e Kosovë trajtohen dhe respektohen njësoj të barabartë, të siguruar dhe të mbrojtur në të gjitha të drejtat dhe liritë e tyre (politike, ekonomike, sociale, kulturore, të mirëqenies etj.) sikurse çdo qytetar tjetër në çdo pjesë të teritorit të Republik֝ës së Kosovës?!

-Kjo është gënjeshtër dhe manipulim i rafinuar i “fabrikës” politiko-propagandistike  dhe diplomatike të qarqeve zyrtare të Beogradit me Ivicia Daçiqin, me Aleksandar Vulinin dhe me Alaeksandar Vuçiqin në krye, me qëllim të frikësimit  dhe të nxitjes së serbëve, sidomos në veriun e Kosovës, që t’i detyrojnë të ndëmarrin ndonjë aksion simulues të shpërnguljes së tyre me dhunë gjoja  si rrjedhim i “diskriminimit” dhe i “mohimit” të drejtave të tyre nacionale nga ana pushtetit shtetëror të Kosovës.

Mirëpo, serbët e veriut në Kosovë nuk duhet të bijnë viktimë e një propagande të tillë të Beogradit se gjoja me shkeljen e policisë apo të ushtrisë së Kosovës në  veriun e saj, do të “sulomohen serbët” dhe do t’ua pushtojnë “Trepçen” dhe “Gazivodën” etj.

Përkundrazi, serbët e veriut duhet të jenë të qetë në çdo aspekt, sepse prania e forcave policore apo ushtarake  në veriun e Kosovës, nuk do të sulmojë, as keqtrajtojë asnjë serb, por do të jetë në mbrojtjen e të gjithë serbëve dhe qytetarëve të tjerë, ashtu sikurse në pjesën jugore të Mitrovicës,  si dhe të gjithë Kosovës, pa asnjë dallim.

Prandaj, serbët në   veriun  e Kosovës nuk duhet të mashtrohen nga politika dhe nga propaganda luftënxitëse e Beogradit se gjoja  qeveria e Kosovës po përgatit më të keqen, duke i lënë pa bukë, domethënë pa “Trepçen”, dhe duke i lënë pa ujë, domethënë pa “Gazivodën”. Kjo nuk është e vërtetë fare, sepse këto asete të rëndësishme ekonomike, sociale dhe jetësore janë  edhe të shqiptarëve, edhe të minoriteteve: serbe, turke, boshnjake dhe të tjerëve që jetojnë në Veriun e Kosovës. Prandaj, mbrojtja  e këtyre objekteve gjigante me vlerë të paçmueshme, si dhe mbrojtja e popullsisë dhe e territorit verior të Kosovës, është  edhe në interesin e “30.000” serbëve që jetojnë atje, sepse sipas Kushtetutës së Kosovës (2008) janë pjesë e pandashme e popullsisë, e territorit  dhe e shtetit të Republikës së Kosovës. Me një fjalë, janë shtetas të barabartë të Kosovës, me ligj dhe me kushtetutë.

Këtë duhet ta kenë të qartë serbët e veriut, si dhe të gjithë serbët e tjerë-shtetasë të Republikës së Kosovës, të mos frikësohen as nga policia e as nga ushtria e Kosovës, sepse  që të dyja këto institucione shtetërore janë me përbërje multientike dhe multipluraliste, ashtu sikruse të gjtiha institucionet dhe organet e tjera shtetërore dhe shoqërore të Republikës së Kosovës.

Veriu i Republikës së Kosovës nuk është Serbi!

Këtë duhet ta kenë të qartë pjesëtarët e minoritetit serb, jo vetëm në veri, por në tërë Kosovën, në mënyrë që të mos bijnë viktima të dyfishta të politikës kolonialiste, militariste dhe hegjemoniste të Serbisë, e cila, edhe pas 3 gjenocideve dhe agresioneve (1989-1999) po i gënjen dhe po i mashtron jo vetëm serbët në Kosovë, por edhe në Serbi dhe në gjithë botën se  gjoja “Kosova është Serbi”.

Derisa të mbijetojë kjo tezë e falsifikuar  në shkencën historike, në doktrinën politike shtetërore dhe kishtare, si dhe në psikologjinë politike gjithëserbe, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe homologu i tij kosovar Hashim Thaçi mund të lidhin dhe  të nënshkruajnë 100 apo 1000 marrëveshje në Bruksel, por nuk do t’u vlejnë për hiqgjë, sepse nuk zgjidhin kurrfarë problemi mes serbëve dhe shqiptarëve.

Kosova mes dialogut dhe luftës

Si duket nënkryeministri aktual i qeverisë së Serbisë, tanimë, krahas Dialogit të Brukselit (2011-2019) ka riaktivizuar  edhe orën e ndryshkur të kobshme të mentorit të tij idologjiko-politik dhe nacionalshovinist Slobodan Milosheviq (1989- 2000) për ta sulmuar ushtarakisht Kosovën. Mirëpo, harron Daçiq se kryeinspiruesi, kryekomandanti, kryeindoktrinuesi dhe kryeidiologu-babai i tij,Slobodan Milosheviq ka humbur të gjitha betejat dhe luftërat agresive dhe gjenocidale në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovës (1989-1999).

Madje,  Daçiq ka harruar më kryesoren se Kosova nuk është më  “koloni autonome” e Serbisë kolonialiste, por shtet i pavarur dhe sovran, që ka të gjitha institucionet përkatëse të saj, duke përfshirë edhe policinë edhe ushtrinë e vet.

Gjithashtu, Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ka harruar se  Kosova ende është nën mbrojtjen e trupave të NATO-s, të cilat nuk do të lejojnë asnjë ndërhyrje ushtarake të jashtme, qoftë  ajo edhe e ushtrisë së Serbisë së Ivicia Daçiqit, por do të reagojë në mbrotjen e sigurisë, të rendit, të Kushtetutës dhe të tërësisë territorial të Republikës së Kosovës.

E gjithë kjo dëshmon faktin  se Kosova nuk është më një  Tabelë shahu vetëm me “figura të bardha” për Serbinë, që kur t’i “teket” të hidhet në Kosovë pa kurrfarë pengese, pa i tejkaluar edhe “figurat e zeza” të kundërshtarit-Kosovës, e cila që nga viti 2008 as de fakto e as dejure nuk është plaçkë koloniale e Serbisë, por shtet i pavarur dhe sovran, cili në rast agresioni të Serbisë, do t’i përgjigjet me kundërmasat e ligjshme të mbrojtjes së territorit dhe të popullit të tij, ashtu siç parashikon Kushtetuta e Republikës së Kosovës (15 qershor 2008), si dhe duke u bazuar në Nenin 2, pika 4 e Kartës së Bashkuar sipas të cilit ndalohet çdo luftë agresive, çdo kërcënim me forcë (sikurse po kërcënojnë me deklaratat e tyre politike kërcënuese presidenti Aleksandar Vuçiq, nënkryeministri dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin të Serbisë se Beogradi do të ndërhyjë ushtarakisht në pjesën veriore të Kosovës, nëse qeveria e Kosovës vendos riintegrimin e saj ligjor dhe kushtetues në tërësinë e sovranitetit territorial të Republikës së Kosovës) ose përdorimin e forcës kundër tërësisë territoriale ose kundër pavarësisë politike të cilitdo shtet qoftë apo në çfardo forme qoftë, sepse  këto janë në shpërputhje të plotë me objektivat dhe me parimet e Kombeve të Bashkuara.

Kosova që nga Konferenca e Rambujesë (mars 1999) e deri më sot (2019) parktikisht ka dëshmuar se nuk do luftë, por paqe me Serbinë. Mirëpo, Beogradi zrytar ende nuk është i gatshëm e as i vullnetshëm, që përfundimisht të përshëndetet me ish-koloninë e saj 100-vjeçare, duke e njohur si shtet të pavarur dhe sovran brenda ufijtve ekzistues të saj. Ky është problemi me të cilin, edhe sot, në kohë paqeje po merret edhe BE-ja, edhe Amerika, duke kërkuar  që Kosova dhe Serbia të gjejnë ndonjë modus mirëkuptimi për arritjen e një kompromisi paqësor për normalizimin e marrëdhënive mes tyre.

Prandaj, çfarëdo përpjekje  ushtarake e Serbisë që të ndërhyjë në veriun, në jugun, në lindjen apo në perëndimin  territorial të Kosovës, ajo do të trajtohet dhe sanksionohet agresion direkt ndaj Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

Në këtë vështrim, veç reagimit ushtarak mbrojtës të Kosovës, agresioni ushtarak i Serbisë, do të ndëshkohej edhe nga bashkësia ndërkombëtare: OKB-ja, BE-ja dhe NATO-ja, ashtu sikurse  dikur që u ndëshkuan 3 agresionet gjenocidale të Serbisë së Slobodan MIlosheviqit (1989-1999).

Kërcënimet me ndërhyrje ushtarake të Serbisë në veriun e Kosovës, shqiptarët duhet t’i marin shumë seriozisht!

Edhe pse ne nuk duam luftë me Serbinë, por si duket, në bazë të delaratave kërcënuese të drejtuesve të saj më të lartë shtetërorë siç janë presidenti Aleksandar Vuçiq, ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin dhe së fundi, edhe nënkryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçqiq, Beogradi zrytar po përgatitet për luftë kundër Kosovës. Këtë e provon edhe kjo deklaratë e Ivicia Daçiqit se gjoja “nëse policia dhe ushtria e Kosovës shfaqen në veriun e saj, Serbia do të ndërhyjë ushtarakisht për t’i marrë në mbrojtje serbët”!?

Kjo  është gënjeshtër e rafnuar për t’i manipuluar dhe  viktimizuar serbët në Kosovë, si dhe për t’i mashtruar faktorët ndërkombëtarë (Amerikën, OKB-në, BE-në dhe NATO-n), me qëllim që, në sy të botës të “jusitifikojnë” agresionin e drejtpërdrejtë luftarak kundër shtetit të pavarur të Kosovës. Kjo strategji dhe taktikë kamufluese dhe  improvizuese  e Serbisë kolonialiste, është e vjetër që nga Kongresi i Berlinit (1878), kur Serbia pati filluar gjenocidin e saj për spastrimin etnik të shqiptarëve që nga Nishi deri në Lumë, në Tropojë dhe në Durrës, duke u “jusitfikuar” para Evropës dhe para botës se shqiptarët “ishin  pushtues të tokave serbe, dhe se ata ishin të parët, që me çetat  e tyre invaduese të armatosura nga Shqipëria Veriore hidheshin dhe sulmonin, vrisnin serbët  dhe ua zaptonin shtëpitë dhe tokat e tyre serbe”.

Fatkeqësisht, kjo ishte gënjeshtra dhe akuza  më madhe shpifëse që u bëhej shqiptarëve  te Fuqitë e Mëdha të Evropës (1878, e edhe sot, më 2019 të shekullit  XXI) se shqiptarët në Kosovë, në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë  janë  “ardhacakë  të ngulitur në territoret e Serbisë”. Kështu, me shekuj rrenë shkenca, akademia dhe kasha ortodokse  serbe.

Mirëpo, sot në shekullin XXI, Evropa demokratike dhe bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të bijnë viktimë e rrenave dhe të propagandës shekullore antishqiptare të Serbisë (1878-2019) se gjoja shqiptarët nuk janë popull autokton në Kosovë, në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë! Për më tepër Evropa e sotme Perëndimore nuk duhet të lejojë Serbinë, që ta ndajë-copëtojë territorin e Kosovës, në emër të normalizimit të marrëdhënive me Kosovën, sepse ajo nuk ka asnjë pëllëmbë territor të saj në Kosovë përpos minoritetit të saj kolon dhe të kishave e manastireve të saj, të cilat kolonët serbë i kanë rindërtuar mbi themelet e dikurshme të kishave shqiptare, të cilat sot i konsiderojnë  si “pronë e historike dhe legjitime e tyre”. Mirëpo, kjo është gënjeshtër  dhe trillim i historisë falsifikatore, i shtetit dhe i politikës së kishës serbe, që me shekuj, e, edhe sot në shekullin XXI e përdorin si “argument” gjoja për ta “provuar të vërtetën” e tyre se gjoja “Kosova është djepi  dhe zemra e shtetit dhe e kulturës serbe”.

Pikërisht, duke u ushqyer me  gënjejshtra dhe  me falsifikime të tilla propagandistike antishqiptare, sot, edhe presidenti Aleksandar Vuçiq, nënkryeministri dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin duan ta “bindin” Amerikën, BE-në, NATO-n, OKB-n dhe OSBE-në, si dhe gjithë botën se “Kosova është Serbe”!?

Prandaj,  edhe kjo “garniturë” drejtuese e Serbisë, ashtu sikurse të gjitha regjimet e tjera shekullore serbe, pa asnjë turp dhe pa asnjë argument valid pohojnë para botës se “nuk tërhiqemi nga veriu i Kosovës, sepse është pjesë e territorit të Serbisë”. Për këtë qëllim kanë sajuar edhe Dialogun e Brukselit (2011-2019), me shpresë se do t’i ndihmojë BE-ja  për shkëputjen e kësaj pjese të territorit të Kosovës.

Këtë objektiv të politikës hegjemoniste dhe neokolonialiste të Serbisë, tandemi Vuçiq-Daçiq-Thaçi-Rama po orvatën ta realizojnë përmes skenarit politik të tyre, duke i “korigjuar” ose duke i “shkëmbyer” kufijtë territorialë mes Kosovës dhe Serbisë.

Të gjithë këta liderë politikë janë të bindur se do të “ndezë” kjo formulë e tyre për copëtimin e territorit të Kosovës, me të mbyllur Dialogu “historik”  i Brukselit ndërmjet palëve  negociouese serbo-shqiptare të Beogradit dhe të Prishtinës.

Në rast dështimi, në emër të “mbrojtjes së minoritetit serb” (kinse për shkak të rrezikimit nga sulmi i forcave të policisië dhe të sigurisë së Kosovës) , Ivica Daçiq, Alekasandar Vulin dhe Aleksandar Vuçiq  përmes deklaratave të tyre politiko-propagandistike, tanimë kanë paraljmëruarë se Srbia veriun e Kosovës, do ta mbrojë me ndërhyrje  ushtarake, në rast se qeveria e Kosovës vendos rikthimin e sundimit të ligjit dhe të Kushtetutës në atë pjesë legjitime, legale dhe kushtetuese të saj.

Mirëpo, një ndërhyrje e tillë eventuale nga ana Serbisë,  do të kualifikohej dhe sankasionohej AGRESION DIREKT ndaj Republikës së Kosovës,  i cili, në asnjë mënyrë nuk ka për qëllim mbrojtjen e serbëve në veri dhe, në asnjë pjesë të Kosovës, por PUSHTIMIN dhe RIKOLONIZIMIN E TERRITORIT TË KOSOVËS, si dhe ushtrimin e terrorit, të shtypjes dhe të spastrimit etnik të shqiptarëve, ashtu sikurse edhe  gjatë viteve (1989-1999). Mirëpo, ne nuk duam luftë me Serbinë, por vetëm paqe, bashkëpunim dhe reciprocitet ndërshtetëror, ashtu siç parashikojnë dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkaura,Kreu I, Neni 1, paragrafi 2, ku thuhet : “ Të zhvillojmë ndërmjet shteteve marrëdhënie miqësore të mbështetura në respektimin e parimit të barazisë së të drejtave të popujve dhe të së drejtës së tyre për vetëvendosje dhe të marrin çdo masë tjetër që mund të forcojë paqen në botë.” (Karta e Kombeve të Bashkuara, 1987, f.11).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat