Kërcënimi i Daçiqit për Kosovën: Mos luani me zjarr?! - Bota Sot
Kërcënimi i Daçiqit për Kosovën: Mos luani me zjarr?!

Opinione

Kërcënimi i Daçiqit për Kosovën: Mos luani me zjarr?!

Nga: Ali Kelmendi Më: 15 mars 2019 Në ora: 12:46
Ali Kelmendi

Në emisionin televiziv happy tv, të datës 13 mars 2019, profesori  dr. Pashanski, ekspert për shërbimet sekrete vendore dhe të huaja deklaron së nëse nuk gjendet kompromisi në mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe serbët nuk do ta marrin veriun me Trepçën dhe Ujmanin, atëherë thotë së serbët do ta inskenojnë ndonjë rast dhe do të ndërhyjnë ushtarakisht duke e pushtuar me forcë veriun, sikur që serbo-jugosllavet inskenuan vite me parë, se gjoja Shqipëria do ta sulmonte Jugosllavinë me aneksimin e Kosovës, dhe pastaj këta do të ndërhynin ushtarakisht në Shqipëri, por që më parë u dekonspiruan nga shërbimet e brendshme jugosllave, përkitazi nga shërbimi sekret ushtarak slloven në krye me Janez Janshen.

Inskenimet serbe nuk janë të rastësishme kur është fjala për pushtime të shteteve dhe territoreve të huaja. Këso rastesh kishim edhe vitet e fundit kur sërbet tentuan të futeshin me trenin serbo-rus deri në Mitrovicë apo në rastin tjetër kur u arrestua Gjuriqi në kuvendin serb në Mitrovicë nga policia jonë speciale dhe së i njëjti u soll i përcjellur me kamera në Prishtinë.  Nëse do të ndodhte ndonjë incident në mes të policisë sonë dhe të serbëve, atëherë është afër mendësh, kuptohet nëse do të guxonte Serbia, do të intervenonte në ëmer të mbrojtjes së pakicës Serbe në Mitrovicën veriore. Ndoshta edhe vrasja e Oliver Ivanoviqit i cili u vra nga vetë serbët- nga Radojҫiqi apo dukush tjetër kishte për qellim fajësimin e palës shqiptarë për vrasjen e liderëve të tyre duke na akuzuar para botës së shqiptarët po i vrasin në mënyrë që ta nxitonin shpërnguljen e tyre për në Serbi.

Rastet e përmendura të politikanëve serbë, jo që nuk do të ndodhëshin, po të mos ishte Kosova e mbikëqyrur dhe e kontrolluar nga forcat e aleatëve tanë të KFOR-it. Manovrat e NATO-s që janë shpeshtuar tani, kanë për qellim ushtrimet në rast të nevojave të mundshme, e posaqërisht nëse dialogu Beograd – Prishtinë do të dështonte, pasi që shqiptarët kanë bërë Platformën për dialogun gjithëpërfshirës për mosndryshimin të kufijve, dhe për njohje reciproke në mes të dy shteteve të pavarura.

Rasti i Dr. Pashanskit me bashkëbiseduesit e emisionit televiziv të gjithë kishin moton armiqësore ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Në një emision para një jave edhe Gjuriqi para dy moderatoreve serbe thoshte së Kosova e tëra është serbe, mirëpo tani asaj po i mungojnë 8230 hektare toke qe na i mori Mali i Zi. Me këtë ai konfirmonte së Republika jonë e Kosovës ndryshoj kufijtë administrativ dhe ia shiti Malit të Zi mbi 8270 hektarë të tokës së Rugovës kreshnike. Këtë e konfirmoi edhe kryeministri Ramush Haradinaj para kamerave televizive, por i shkreti paska qenë i mashtruar nga Hashim Thaҫi. Po si mund të mashtrohen partitë politike me deputetet e tyre si ata të: LDK-së, AAK-së, Nismes, se sa për deputetet e PDK-së është ditur qe prej fillimit kanë qenë jokonstruktiv në shtetformimin e Republikës së Kosovës ku pjesa dërmuese e tyre janë tradhëtarë të denjë të kauzes kombëtare. A nuk është tradhëti ta tjetërsosh territorin e shtetit tënd!!! Të njejtën tradhëti  e luajti dhe po e luan ish kryetari i PDK-së, kryeministri dhe tani kryetari i shtetit Hashim Thaҫi. Me halucinacionet e tij, herë bën këmbime territoresh, herë ndryshime kufijsh, herë korigjime e ҫka s’i bien në mend më. Njëri nga bashkëluftarët e tij nga Maqedonia ishte paraqitur azil në Zvicër, dhe më në fund doli invalid i parakohshëm me diagnozë: shizofren kronik. Ky i njëjti tërë përiudhën e luftës atje, dhe pas saj e udhëhoqi si lidër i shqiptarëve.

Hashim Thaçi luajti rrolin e « Spiellmacher-it » sipas shkrimtarit amerikan Maccoby në librin e tj „ Fitues me çdo çmim »( për vete dhe karrieren e tij) në tipologjinë e « Luftetarëve të xhungles » duke iu përmbajtur pricipit :«Kafsho ose do të kafshohesh»

 Dhe në fund po përmendi një parathenie të mikut tonë Martti Ahtisaari : Pres që … udhëheqësit  politikë të Kosovës do të marrin përgjegjësitë dhe do të jenë të bashkuar, si dhe do të mbështesin aktivisht përpjekjet tona të përbashkëta për ta realizuar statusin e Kosovës » duke ia shtuar kësaj momentumin kohor të tanishëm- që ta mbrojmë sovranitetin territorial dhe shtetësinë e Shpallur të 17 Marsit 2008.

 Në vijim ne duhet marrë si vërejtje për politikanet tanë të sotëm, thënien e Dr. Ibrahim Rugova kur thoshte dikur: « Sërbia synon provokimet e herëpashershme të inskenimeve konfliktuoze dhe spastrimin etnik të Kosovës» Kjo thënie e Tij përkon tani me spastrimin e Mitrovicës Veriore dhe uzurpimin e pasurive minerare  të Trepçës dhe të atyre ujore të Ujmanit.

Edhe një shëmbull i këtyre ditë nga televizionet tona: Liqenët për ujë të pijes po shterrojnë, por kemi fat së liqeni i Badovcit po furnizohet me ujin nga liqeni i Ujmanit, jo vetëm për pije por edhe për furnizim të elektranave tona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...