Egoizmi i kryeministrit Haradinaj - Bota Sot
Egoizmi i kryeministrit Haradinaj

Opinione

Egoizmi i kryeministrit Haradinaj

Dibran Demaku Nga Dibran Demaku Më 15 mars 2019 Në ora: 19:03
Ramush Haradinaj

Prej uljes në karrigen kryeministrore i ashtuquajturi kryeministri Ramush Haradinaj e ka parë veten të gjithëpushtshëm dhe në çdo hap që bën deklaron e unë e bëra këtë e këtë?! Sikur në Qeverinë e Kosovës është vetëm ai e askush tjetër?!

Se ky farë Ramushi është i etur për pushtet tashmë e dinë edhe zogjtë e malit,por me egoizmin e tij e ka tepruar tej mase?!

A ju kujtohet kur në fillim të karierës si tij në karrigen kryeministrore kur kompanive të ndrshme për pridhimin e ujit ua fali dhjetra milionë borxhe pat deklaruar si një fëmijë rrugaq: Ua fala ato miliona kompanive të ujit se ashtu m‘u tek?!...

Pastaj kur ia rriti vetes rrogën do të deklaronte:-„Ia rrita vetes rrogën sepse më duhen paratë për kravata?!“...

Pastaj kur i thanë se numri i veteranëve është fryrë tej mase ai me arrigancë do të deklaronte:-„Ku po ju dhembë juve?! Paratë janë të shtetit dhe përse po ju dhimben juve?!...Dhe kështu skandal pas skandali!...Tash se fundi krenohet me taksën që ia ka vendosë Serbisë dhe thotë se nuk do t‘a heq kurrë?!...

Dhe së fundi deklarata e tij do të thoshim skandaloze:-„Do ta pezulloja taksėn për hatër të miqve tonë,por kam një kusht?!...Nëse dikush mund të thotë se kështu ne këti deklarata skandaloze Ramush kryeministri bën politikë ai dikushi ka lajthitur?!...

Nëse një kryeministër i cilit do vend do të bënte këso lloj „politike“ çfarë bën Ramushi, me skandale të përditshme, do të shkarkohej brenda njëzetë e katër orëve!

Egon e tij të sëmurë për pushtet Ramushi ke ta ruaj për vete! Shtetit nuk i duhet një politikan i këtij lloji i cili thotë:-„Bëra kështu se kështu m‘u tek?!; Do ta pezulloja taksën për hatër të miqve, por kam një kusht?!...etj...

Gjithçka dhe gjithmonë në vetën e parë:Unë,unë,unë?!...Sikur ai është i vetmi politikan i Kosovës;sikur ai është edhe kryeministër, edhe kryetar, edhe kryeparlamentar;edhe ministër?!...Ndërkaq të tjerët nuk janë,nuk ekzistojnë?!...Egoizmi i kryeministrit të vendit, në këtë rast Ramushit,është bër tejet i rrezikshëm për vendin?!...Dhe po nuk u ndal ai do ta dërgoj vendin në theqafje?!...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...