Policia po vret qytetarët në vend se t’i mbrojë, edhe atë në vendin e punës?! - Bota Sot
Policia po vret qytetarët në vend se t’i mbrojë, edhe atë në vendin e punës?!

Opinione

Policia po vret qytetarët në vend se t’i mbrojë, edhe atë në vendin e punës?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 18 mars 2019 Në ora: 11:44
Ragip Guraziu

Disa herë, kur kanë ndodhë dhe që prapë do të ndodhë, se vetë ju i keni fajin kur po i mbroni policët e juaj se ata për çdo marri që bëjnë, thoni se ata indetifikohen si person dhe jo si pjesëtar i SHPK-së?!

Kush ka menduar se pas 20 viteve, do të kemi shtet dhe SHPK-në tonë dhe besa edhe ushtrinë tonë dhe polici do i vret qytetarët e saj në vendin e punës?!

Theranda është ende e tmerruar nga vrasjet që u bënë familjes Berisha e të tjerëve gjatë luftës së UÇK-së, nga bandat kriminale serbe, dhe vrasjeve tjera të pas lufte, por kjo që ndodhi tani të  dielën, nga dy vrasje të ndryshme,njëra bënte fjalë për një të ri nga fshati Mushtisht të komunës së Therandës, ngjarja që kishte ndodhur në rrugën e Reshtani, që thuhet se në oar 9-30 është ekzekutuar në vendin e punës së tij i riu, Jetmir Aliaj, derisa kishte qenë tërë natën në Kazino ku ishte vendi i tij i punës. Ndryshe, nga ora 11-30 u lajmrua vrasja tjetër në fshatin Sdudenqan po të kësaj komune ku thuhet se "diku rreth orës 11:15 është njoftuar se ka gjuajtje me armë zjarri në një familje në fshatin Studençan. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit me të gjitha njësitet. Atje kemi kuptu që bahet fjalë për një vrasje dhe një grua të lënduar. Bëhet fjalë për vëllezër pas një konflikti që dyshimet e parë qojnë në çështje pronësore”, ka thënë Nexhmi Krasniqi nga Policia e Prizrenit.

Por, Nexhmedin Krasniqi, policia e Prizrenit dhe ajo e Therandës, por besa edhe më gjerë,kanë qenë në dijeni, për biografinë e këtij polici të SHPK-së dhe masa të buta kanë qenë ndërrmarrë dhe ja arsyjet;

Rasti kur u tronditën qytetarët therandas dhe fshatrave për rrethë,ishte kumtesa e ma voshme, e cila u publikua edhe në mediume publikisht,bile edhe me foto se; Rreshteri që kreu vrasje në Suharekë, në fotografi me të fuqishmit e AAK-së, Ramush Haradinajn, Blerim Kuçin e Bali Muharremajn, pra Shefki Spahiu, është rreshteri i Policisë së Kosovës, i cili vrau në vendin e punës, të riun nga Mushtishti, Jetmir Aliajn.

Dëshmi fotot e publikuar

Në fotografi ai shihet me kryeministrin Ramush Haradinaj, anëtarin e AAK-së, dhe deputetin Blerim Kuçin, si dhe me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremajn.

Poashtu, mësohet se Spahiu ishte edhe në procese gjyqësore për disa vepra penale.

Ai akuzohej nga Prokuroria Themelore e Prizrenit se më 9 qershor 2015 në Suharekë në një motel kishte kryer aktin seksual me personin e mitur.

Për këtë veprim Spahiu ngarkohej për keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16 vjet, për të cilën vepër Kodi Penal i Kosovës parasheh dënimin deri në 20 vjet burgim.

Madje ai ishte shapllur i pafajshëm për keqpërdorim seksual nga Gjykata Themelore në Prizren.

Të gjitha këto ishin botuar në mediumet tona dhe i pa edhe e gjithë bota, edhe çka i duhet SHPK-së që të bënë një pjestarë i SHPK-së, derisa më rëndë nuk ka më se polici vret qytetarët e vetë, edhe pse është i thirrur për t'i mbrojtur.

Therandasit kanë përjetuar keq nga milicia çetnike serbe, rasti familjes Berisha, tani si u bë edhe nga policia e saj?!

Theranda është ende e tmerruar nga vrasjet që u bënë familjes Berisha e të tjerëve gjatë luftës së UÇK-së, nga bandat kriminale serbe.

JO! Nuk të duhen këto vrasje Theranda ime. Të rinjët nuk i duhet vra por atyre, edhe ashtu e kemi obligim ne të gjithë ti dërgojmë, këshillojmë drejtë një perspektivë të jetës së tyre dhe kush është ai apo ata që dëshirojnë një të riut t'ia humbë jetën, sidomos tani pas 20  viteve liri, të pavarur, tani aq më keq nga polici i SHPK-së?!

Ndryshe:

Rreshteri që kreu vrasje në Suharekë, në një fotografi me të fuqishmit e AAK-së, Ramush Haradinajn, Blerim Kuçin e Bali Muharremajn.

Shefki Spahiu, është rreshteri i Policisë së Kosovës, i cili vrau në vendin e punës, të riun nga Mushtishti, Jetmir Aliajn.

Po thuhet se rreshteri Spahiu, duket se ka raporte të mira me të fuqishmit e AAK-së.

Poashtu, mësohet se Spahiu ishte edhe në procese gjyqësore për disa vepra penale.

Ai akuzohej nga Prokuroria Themelore e Prizrenit se më 9 qershor 2015 në Suharekë në një motel kishte kryer aktin seksual me personin e mitur.

Për këtë veprim Spahiu ngarkohej për keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16 vjet, për të cilën vepër Kodi Penal i Kosovës parasheh dënimin deri në 20 vjet burgim.

Madje ai ishte shapllur i pafajshëm për keqpërdorim seksual nga Gjykata Themelore në Prizren.

Theranda në shok......

Në lidhje me vrasjen që ka ndodhur në fshatin Studençan të komunës së Suharkës, Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima është qëlluar nga vëllau i tij pas një konflikti rreth një prone.

“Për rastin e dytë diku rreth orës 11:15 është njoftuar se ka gjuajtje me armë zjarri në një familje në fshatin Studençan. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit me të gjitha njësitet. Atje kemi kuptu që bahet fjalë për një vrasje dhe një grua të lënduar. Bëhet fjalë për vëllezër pas një konflikti që dyshimet e parë qojnë në çështje pronësore”, ka thënë Nexhmi Krasniqi nga Policia e Prizrenit.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se viktima e rastit më herët ishte dënuar 14 vite për një vrasje të kryer.

“Viktima ishte dënuar më parë për një vrasje për 14 vite. Të dy kufomat janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa viktima e gjinisë fëmorrore”.

Poashtu, burime të Indeksonline bëjnë me dije se i nderi I.G (emër i njohur për redaksinë), të ketë qenë i dënuar për vrasje vite më parë.

Ndryshe, lajmin për vdekjen e 64 vjeçarit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur edhe një vrasje në Studenqan. Për dy vrasjet do të mbahet një konferecnë për media”, tha Vesel Gashi nga zyra për informim në policinë rajonale të Prizrenit.

Vrasja në kazino: Jetmir Aliaj identifikoi policin plaçkitës para se ai ta qëllonte

Një grup plaçkitësish ia kishin mësyrë të dielën në mëngjes një kazinoje në Suharekë. Plani për plaçkitje, si duket nuk kishte shkuar siç e kishin menduar hajnat. Gjithçka devijoi deri në shtënie me armë, për ta lënë të vrarë një punonjës të këtij lokali.

32 vjeçari Jetmir Aliaj, punonjës i një kazinoje në Suharekë, mbeti i vrarë me armë zjarri sot në mëngjes. Ngjarja ndodhi në vendin e tij të punës, derisa një grup personash kishin hyrë brenda për të kryer plaçkitje.

Zyrtari policor në fjalë nuk ishte aty për ta mbrojtur Jetmirin nga plaçkitësit.

Përkundrazi Shefki Spahiu, po dyshohet se ishte njëri prej tyre që tentuan të kryejnë vjedhjen që përfundoi me fatalitet.

Media ka mësuar përmes burimeve, se informacionet e para që ka hetuesia në Prizren, në lidhje me këtë rast, tregojnë se viktima ishte qëlluar për vdekje nga i dyshuari pasi kishte arritur ta identifikonte atë, derisa me tre persona tjerë po kryente plaçkitjen brenda kazinosë.

Por, kjo nuk del të jetë hera e parë që rreshteri policor Shefki Spahiu dyshohet për vepra penale. I njëjti, edhe kohë më parë ishte përballur me dyshime për një rast dhunimi. Ai për këtë ishte suspenduar nga Policia e Kosovës, por që më pas ishte kthyer në vendin e tij të punës.

Se një zyrtar policor është i dyshuar për vrasjen në Suharekë ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës, të dielën përmes një konferencë.

“Në bazë të provave materiale, viktima është J. A. nga fshati Mushtisht. Kemi ardhë në përfundim se i dyshuari i vetëm është një zyrtar policor, rreshter në veri të Prizrenit me iniciale SH.S. Policia ka bërë kontrollin në shtëpinë e tij dhe më pas është arrestuar”, u tha nga Policia, gjatë konferencës që u mbajt në Prishtinë.

Tutje, ata kanë njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, derisa do të dalë para gjykatës e cila pritet t’i caktojë masën e sigurisë.

I riu Jetmir Aliaj është viktima e dytë e vrarë të dielën në Suharekë. Në një fshat të kësaj qyteze, të njëjtën ditë, ka ndodhur edhe një tjetër vrasje për motive krejt të ndryshme. Një 64 vjeçar dyshohet se u qëllua për vdekje nga vëllai i tij 72 vjeç, për shkak të një kontesti pronësor.

Por, pasi autori i këtij shkrimi vie nga komuna e Therandës,merr informata nga disa qytetarë se nuk është e saktë ditelindja e vëllezërve në fjalë, rasti i Studenqanit.

Tani, shtrojë pytjen institucioneve kosovare dhe atyre që po rrehin gjoksin për Kosovën, kjo që po na ndodhë, z. Kryeministër,z.Kryeparlamentar dhe z. President, me këto të zezat e juaja që i sollët Kosovë, me korrupsion, hajni, punësime familjare, vjedhjet në SHPK, rasti i fundit në Therandë polici vret qytetarin ne vendin e punës, biografia e tij është dashur të stopohet më parë dhe shikojeni fotot e tij të publikuar me kend, atëherë, a do të jep pergjegjeje dikush dhe të largohen nga puna ata që po i fshehin krimet e bëra edhe e futët në këtë valle edhe SHPK, do ju vjen dita shumë shpejt që qytetarët do i keni gjithandej nga Kosovë mu në Prishtinë, që t'i largojmë nga kjo politikë kontrabandues e shantazhuese që na flliqen dhe nuk lanë gjë pa i bërë këtij vendi, deri sa nuk intervenoni menjëherë me lagimin e këtyre që lejuan këtë polic të merr jetën në kozino në vendin e punës një të riut nga Mushtishti, spse falë juve Kosova dhe degradimet dita-ditës të policisë, po na sjellin veq faqe te zeza dhe asgjë tjetër, marrja ju mbuloftë mbi trupin e juaj...

"Kërkoi mbylljen e kazinove në Komunën e Suharekës"

Sot kam dhënë urdhër për Drejtorinë e Inspekcionit dhe poashtu kam kërkuar mbështetjen e Policisë në Suharekë, për një operacion verifikimi në të gjitha këto objekte, ku zhvillohen lojërat e fatit.

Në emër të qytetarëve te Komunës së Suharekës, kërkoj nga institucionet përkatëse që të marrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, për mbylljen e kazinove në Komunën e Suharekës.

Si Kryetar i Komunës së Suharekës do të jem afër qytetarëve, që për aq sa më mundëson ligji që të jem në mbrojtjen e interesave tuaja.

Me respekt, Bali Muharremaj. Mos është pak vonë kryetar?! Ani, se te moqmit kanë thënë", më mirë vonë se kurrë"..

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...