Për të gjithë gënjeshtarët Urime 1 prilli dita e të së “Vërtetës” absolute

Opinione

Për të gjithë gënjeshtarët Urime 1 prilli dita e të së “Vërtetës” absolute

Nga: Ejup Berisha Më: 1 prill 2019 Në ora: 21:37
Ejup Berisha

Te ne sot të gjithë gënjejmë, të merremi vesh nuk kemi filluar vetëm ne të gënjejmë por bashk me ne po gënjejnë të gjithë njerëzit e rajonit bile edhe ata të tërë botës. Gënjeshtra është bërë jo vetëmse mënyrë e jetës së njerëzve por dhe filozofi si dhe ideologji e të jetuarit. Sot pa fije turpi gënjej Unë, gënjen ti, gënjen ajo edhe ai,gënjejmë ne, gënjeni ju. gënjejnë ata edhe ato. Më tej ja kush vazhdon të gënjejë pa iu trembur syri fare. Në familje psh gënjejnë: 1.Babai, mamaja, djali, vajza, nipi, mbesa, axha, halla, daja dhe tezja pastaj të gënjejnë kusheriri kusherira,djali tezes, vajza e tezes,djali dhe vajza e hallës si dhe djemtë dhe vajzat e tërë mëhallës (lagjës) Në këtë kohë të gënjejnë edhe armiqët dhe miqasia në përgjithsi.

Gënjeshtra nuk mungon as nëpër shkolla në këto godina të shenjta dhe të arta mësimi dhe edukimi gënjejnë mësuesja, mësuesi, profesori e profesoresha, magjistri,doktori i shkencave si dhe Akademiku që ka nuk e di se sa e sa diploma dhe mirnjohje shkencore të marra kinse për ta stimuluar hulumtimin dhe promovimin e të së vërtetës. Në jetën fetare edhe pse e ndaluar rreptësisht nga Perendia të gënjejnë hoxha,prifti dhe popi pastaj Kryetari i Bashkësisë fetare islame,Kryetari i bashkësisë fetare ortodokse si dhe kolegu i tijë i bashkësisë fetare katolike.

Në politikë të gënjejnë Kryetari i shtetit, Kryeministri me të gjithë z.v Kryeministrat si dhe Ministrat me z.v ministrat. Psh: Ministri i punëve të jashtme, ai i punëve të brendëshme, ministri i mbrojtjes, ministri i drejtësisë, ministri i arsimit, ministri i kulturës, ministri i punës dhe politikës sociale, ministri i ekologjisë, ai i financave dhe i ekonomisë, ministri i pushtetit lokal duke mos i lënë anash as ministrat pa portofole si dhe Sekretarin e Qeverisë. Në Kuvend gënjejnë Kryetari i Kuvendit me të gjithë 123 deputetët e tjerë. Në gjykata të gënjejnë Gjykatësit e gjykatës themelore penale, ata të Gjyktës civile, Gjykatësit e gjykatës së apelit,gjykatësit e Gjykatës supreme deri te ata të Gjykatës kushtetuese.

Dhe për fund në këtë kohë të gënjejnë njëkohësisht dhe me tepricë intelektuali, gjysëm intelektuali,dhe analfabeti e ne fatkeqsisht asnjëher nuk e parashtrojmë pyetjen se pse po ndodh kjo gënjyerje masovike pandërpre. Por gjithashtu edhe askuj nuk i shkon ndërmend të pyet se vallë çfar na gjeti ne si popull shqiptar që deri para dy apo tre dekadave skuqeshim kur gënjenim ndonjëher edhe për nevojë ndërsa sot nuk skuqemi aspak edhe kur gënjejmë shumë dhe për këtë gjë nuk na bëhet vonë kurrë. O popull duhet ta kuptoni se jemi të gjithë në hall të madh nga të gënjyerit që na është bërë edhe si ves. Po të ishte sot gjallë Fan Noli i madh do të vazhdonte të thoshte o shqiptar ndaluni mos gënjeni, e kur ta shihte se ne aspak spo e dëgjojmë ashtu siç nuk dimë të dëgjojmë fare ai do të përsëriste atë vargun e tijë të njohur Vaj vatani e mjer mileti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat