A po sfidohet siguria e qytetarëve të Kosovës?!

Opinione

A po sfidohet siguria e qytetarëve të Kosovës?!

Më: 12 prill 2019 Në ora: 19:53
Ismail Muqiqi

Kohëve të fundit përpos dukurive të ndryshme negative, që kanë përfshirë shoqërin kosovare, sfidë e veqantë është edhe siguria fizike e qytetarëve dhe rrezikimi i pronës së tyre.
Shqetësuse është siguria në komunikacion, aksidentet e përditshme po marrin jetëra të njerzëve, pa i llogaritur dëmet materiale. 
Siguria e qytetarëve kohëve të fundit është sfiduar shumë edhe nga grupet e ndryshme kriminale të cilët përmes formave të ndryshme me maska në kokë plaqkitën një numër të pikave dhe bankomatëve të bankave që veprojnë në Kosovë.
Këta kriminel, po hynë edhe në shtëpit e familjeve me qëllim të plaqkitjes dhe po e rrezikojnë jetën e njerzëve në shtëpi dhe pronat e tyre. Po ashtu gjatë këti viti në vendet e ndryshme të Kosovës, pati edhe disa vrasje të cilat janë shumë shqetësuese, dhe si motiv kishin hakmarrjen dhe qirimin e hesapeve ndërmjet grupeve të ndryshme kriminale.
Se me të vërtetë bandat e ndryshme kriminale po shëtisin përditë e më shumë në vendbanimet e Kosovës, janë kryesisht grupe të organizuara nga Republika e Shqipëris.
Në Shqipëri ka kohë që bandat kriminale po lulëzojnë nepër qytetet dhe vendbanimet tjera, të cilat janë të mishruara me biznesin e drogës dhe të narkotikëve tjerë të cilët janë duke shkatërruar shoqërin shqiptare.
Rasti i fundit në Airoportin e Rinasit në Tiranë, ku u plaqkit një shumë e madhe parash nga ana e banditëve jep me kuptu se vlerat njerëzore, humanitare dhe tradicionale të popullit shqiptar po sfidohen për ditë e më shumë.
Pasurimi nëpërmes krimit të organizuar rrezikon rendin, qetësin, lirinë dhe të drejtat e njeriut, pasurinë private dhe krijonë panik dhe pasiguri në mesin e qytetarëve të pafajshëm të cilët me gjenerata të tëra punuan për idealet e shëndosha, duke kultivuar vlerën morale dhe njerëzore të paraardhsëve të tyre.
Mendoj se është koha e fundit që institutcionet e sigurisë dhe të drejtësis në Kosovë dhe në Shqipëri, të jenë në nivelin e detyrës për ti shpartalluar këto grupe kriminale derisa nuk është bërë vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat