Racizmi shpërtheu edhe mbrëmë në Beograd

Opinione

Racizmi shpërtheu edhe mbrëmë në Beograd

Nga: Ismail Muçiqi Më: 23 prill 2019 Në ora: 15:58
Ismail Muçiqi

Në shekullin e 21, në shtetet e Bashkimit Europian të cilat po pretendojnë ta bëjnë një Europë unike, duke e integruar edhe Ballkanin, është utopi.

Në ndeshjen e mbrëmshme basketbollistike ndërmjet Cërvena Zvezdës të Beogradit dhe Budiqnostit të Malit të Zi, e cila u luajt mbrëmë dhe ku pati tensione dhe ekcese, publiku serb në mënyrë të organizuar gjatë gjithë kohës sa u luajt ndeshja,brohoriti me parullën fashiste "Ti vrajm shqiptarët" po ashtu shprehen racizmin e tyre të urrejtjes të cilin racizëm populli serb plotë qe 30 vite e ka kultivuar kundër popujve tjerë, e sidomos kundër shqiptarëve.

Urrejtja patologjike e politikës serbe, e Kishës Ortodokse ka kaluar të gjitha kufit dhe racionalitetin e një shteti normal.

Këtë gjendje të çmendurisë dhe të helmimit të gjeneratave serbe, e kultivuan dhe promovuan elitat politike të shtetit serb, Kisha Ortodokse dhe Akademia e Shkencave.

Kjo mendësi primitive solli gjakëderdhje të mëdha në Ballkan, pasojat e të cilës ende nuk po arrihen të shërohen.

Misjonarët e këti nacional shovinizmi dhe të kësaj urrejtje patologjike ndaj popujve tjerë e sidomos kundër shqiptarëve, tani po e udhëheqin skenën politike të Serbis.

Shtrohet pytje;

-A i besohet Aleksander Vuqiqit? Nxënsit dhe asistentit të Voisllav Sheshelit.

-A i besohet Ivica Daqiqit? Zëdhëndsit të Sllobodan Millosheviqit kasapit të Ballkanit, dhe kryetar i Partis Socialiste të Serbis.

Fatkeqësia edhe më e madhe për Serbin është kur i ashtuquajturi "Ministër i Mborjtjes" një farë Vulini kryetar i partis të Jullit të Mira Markoviqit, i cili për çdo ditë e kërcnon sovranitetin e Kosovës, me deklaratat e ti fashiste.

Kjo është Serbia e shekullit 21!!!

Është momenti që institutcionet e Bashkimit Europian, Komiteti Olimpik i Sportit dhe mekanizmat tjerë deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ta denojnë publikisht racizmin nëpër manifestime sportive, nëpër stadionet dhe palestrat ku po manifestohen këto dukuri fashiste.

Andaj në fund shqiptart e Kosovës dhe politika kosovare, duhet të vetëdisohet njëhere e përgjithmonë se me Vuqiqia, Daqiqa e Vulina nuk ka kompromise apo marrveshje që qonë kah paqja.

Terapia apo ilaqi ndaj Serbis, është vetëm argumenti i forcës, vetëm këtë e njeh dhe i nënshtrohet Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat