Lufta kimike dhe biologjike në Kosovë 1989/1999

Opinione

Lufta kimike dhe biologjike në Kosovë 1989/1999

Nga: Milazim Maraj Më: 26 prill 2019 Në ora: 09:44
Milazim Maraj

Nga Përjetimet e popullit shqiptarë jashtë kufijve administrativ të Shqipërisë dhe shënimet nga studiues dhe ekspert të fushave përkatëse konstatohet së lufta për zhdukjen e shqiptarëve  nga tokat e tyre nuk ka përfunduar kurrë. Vazhdimin e kësaj lufte e kanë program shtetëror çdo qeveri që vjen në Beograd. Bekimin e popit nuk do ta merr qeveria serbe që nuk e ka në program Zbatimin e Elaboratit të ASHAS. Bazuar në këtë program është bërë edhe helmimi i nxënësve dhe qytetarëve të Kosovës. Ky helmim ishte organizuar për të zbatuar Elaboratit të Akademikut  Vasa Qubrilloviq  i cili ka thënë:”Do të ishte idealet  të i zhdukim përnjëherë të gjithë arnautet...”praksis.medika.7 .

Dëshmi të mbledhura nga prof. Halim Hyseni në Librin e tij “E vërteta Për helmimet” Botuar në Prishtinë 1996. Në këtë, libër janë prezantuar  fakte të argumentuara që do të duhej të trajtohen në instanca më të larta kombëtare  dhe ndërkombëtare. U helmuan 7421 fëmij, nxënës, arsimtar dhe prindër. Dyshohet së numri i të helmuarve mundë të jetë 7600.                                                                                                                               

Gjatë këtij hulumtimi prof. Halim Hyseni  ishte vet dëshmitar dhe ka gjurmuar më qellim të konstatimit të vërtetës për këtë luftë kimike të Serbisë për vrasjen e nxënësve shqiptarë në Kosovë. Më helme luftarake që janë të ndaluara të përdorën edhe në luftë dhe u përdoren në paqe.                                                                         

Profesor Halim Hyseni i dha vetes 9 nëntë detyra, për të nxjerr të vërtetën për helmimet.                                                                                 

1. Konstatimin e numrit të helmuarve sipas Komunave të Kosovës dhe institucioneve.                                                  

2. Që të benë anketa  dhe intervista më disa të helmuar për të marr informata për simptomat e helmimit dhe gjendjen e tyre shëndetësore dhe psikike.                                                                                                                                          

3. Që të studiohet mendimi i konsorciumit  të mjekëve, të formuar më 23.03.1990 Prishtinë dhe mendimet e ndryshme nga  mjekëve tjerë.                                                                                                                                                              

4. Të studiohen materialet të evidencuara nga mjetet e informimit,në publikimet,raportet të organeve zyrtare e  ndërkombëtare qeveritare dhe jo qeveritare.                                                                                                                 

5. Duke studiuar procesin e helmimit dhe të analizohet skenari hipotetik. Plani apo elaborati që ishte bërë në një shkallë të lartë të organizimit nga ekspert të përgatitur të  profileve të  ndryshme.                                             

6. Që të studiohet dinamika e helmimit të nxirren rezultate relevante dhe objektive.                                                          

 7. Të prezantohen dëshmi dhe rrëfime të viktimave të prindërve dhe mësimdhënësve, për të përcaktuar shkallën e koherencës jo vetëm për mes të deklarimeve por edhe të simptomave të manifestuara.                             

8. Të krahasohen  simptomat e konstatuara nga mjeket shqiptar dhe komisionit ndërkombëtar i cili ishte në Kosovë gjatë gushtit të vitit 1990.                                                                                                                                           

9. Që këto gjurmime të nxjerrin në dritë të dhënat e reja të pa njohura të cilat do të ndriçonin këtë krim “misterioz” dhe “enigmatik”. Për ndriçimin e këtij krimi janë përdorur metoda shkencore. Po ashtu janë  përdorur teknika të vrojtimit, protokolle dhe materiale të ndryshme të mbledhura nga ekspert të ndryshëm qeveritar, jo qeveritar, kombëtar dhe ndërkombëtar.  Është konstatuar helmimi i nxënësve më helme luftarake. Këto helme janë të ndaluara më konventa ndërkombëtare, të përdorën edhe në luftëra  . Serbia  e lazdruara e Rusisë dhe e përkëdhelura e Evropës helmet luftarake i përdori kundër nxënësve, madje pa i kursyer e Kopshtin e fëmijëve në Gjakovë ku u helmuan 11 fëmijë njëri nga ata ishte i kombësisë malazeze. Qëllimi i Serbisë ishte zhdukja masive e shqiptarëve dhe instalimi i  e frikës që të bënte të dukej e pa mundshme jeta e shqiptarëve në Kosovë. Kjo situatë e krijuar në këtë kohë kishte qëllimin të arrinte objektivin e vet për pastrim etnik të Kosovës pa shpallur luftë. Nga ky plan famëkeq niset çdo qeveri serbe që ka ardhur në pushtet deri tash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat