Varrimi pa arkivol (tabut) - Bota Sot
Varrimi pa arkivol (tabut)

Opinione

Varrimi pa arkivol (tabut)

Nga: Binak Maxharraj Më: 12 maj 2019 Në ora: 10:00
Binak Maxharraj

-Në Tiranë Vuçiq i thotë Thaçit: Hashimi varët nga unë ,vepron ashtu siç them unë, ka dosje të ne.
-Luginën e Preshevës Hashim Thaçi do ta marrë në stilin e Kryengritje fshatare në Kroaci nën udhëheqjen e Matija Gubecit të vitin 1573.
-Hashim Thaçi e mashtron opinionin kur thotë për marketing të vetë se edhe Presidenti Ibrahim Rugova ishte për ndarjen e Kosovës

Pas përfundimit të Samitit në Berlin Kryeministri Ramuash Harajdinaj ishte plotë shend e verë, i relaksuar tej mase kur deklaroi ,u kry edhe kjo punë, së ideja për korrigjimin e kufijve ka vdekur, është varrosur, por ky varrin ishte pa arkivo(tabut).Këtë ide ia morëm nga dora pro serbes Federka Moghrenit, për ta lënë në duar të sigurta të Kancelares së Gjermanisë Merkel dhe Presidentit të Francës Marcon.

Jo Kryeministër nuk është kry, kjo ide vazhdon të jetë e gjallë.
Pori shin aty edhe dy varrmihës të Kosovës Hashim Thaqi dhe Edi Rama të cilët as se si të pajtohen së ideja i korrigjimit te kufijve u varros përgjithmonë. Ata bile e quajtën të pa suksesshëm Samitin ne Berlin. Ata as me harta ne duar,(prapa shpinës së Kryeministrit Harajdinaj)nuk mund ta bindnin zonjën e hekurt Merkel për ndarjen e Kosovës.

Ishin shumë të brengosur, të mërzitur. Duke e pas parasysh së ideja prosllave për ndarjen e Kosovës po u ikë nga duart, veçmas Hashim Thaçi filloj të vjellë helm e vrerë për shtetin me të fuqishëm në Evropë Gjermanin

Ai si i tërbuar, si bisha e egër e sulmoj Gjermanin duke thane së Gjermania nuk e ka ndihmuar luftën e Kosovës, ani pse ky qafir e di mire së Gjermania kontribuojë shumë gjatë luftës në çlirimin e Kosovës, në ndërtimin dhe rindërtimin e Kosovës me donacione te shumta, që gjysmën i vodhi vete Hashim Thaçi me komandantet e tij.

Hashim Thaçi shkojë edhe më larg në paturpësi duke thane së ky Samit nuk ka vlerë pasiqë nuk qenka ftuar edhe Amerika të cilës dikuar mundohej me ja futë thikën pas shpine, në stilin unë luaj koçe me Amerikën. Ky i gjorë paska harru së Samiti I Berlinit është bërë në koordinim të plotë më Amerikën. Por, Thaçit për korrigjimin e kufijve i ka mbet një fije shprese vetëm të Joe Boltonit proserb.

Këtë mund ta thotë vetëm një i çartur, një katil më mendje të çekuilibruar.

Sipas Thaçit Gjermania është dashtë ta pyes Amerikën edhe për borën e parvjetme. Çfarë ironie.

Ideja për korrigjimin e kufijve nuk është varrosë përgjithmonë.
Tashti gjarpri ia ka vu zilen vetes në bishtë që ta zhurmojë edhe më shumë këtë ide. Kjo u pa edhe ne Samitin Brdo Brione në Tiranë. Aty ishte edhe simpatia e tij Federika Moghenini e cila me buzëqeshjen e saj cinike, njësoi si të Thaçit, mundohej të relakson Thaçin e Vuçiqin të dëshpëruar nga z.Merkel.

Thaçi dhe Rama edhe në këtë Samit biseduan për korrigjimin e kufijve pa fije turpi, anipse kësaj pune i ishte vu njëfarë kapaku në Berlin.Këtu ata folën edhe për disa dokrra rreth unifikimit gjithë shqiptar, për heqjen e barrierave kufitare, etj.

Por, i menjëhershëm ishte reagimi padronit të tyre i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq kur ju tha mblidhi mend së për çka po folni, mos luani me zjarr, se ai do të ju kalle të dyjave.

Vuçiq madje e thotë haptas në Tiranë se Hashim Thaçi varet nga ne, është i kapur, ai vepron së çka i thamë unë.

Në Tiranë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sikur e mori autorësinë për idenë e korrigjimet të kufijve më Serbin, duke thane së kjo është ide e imja, duke harruar se korrigjimi I kufijve është ide e moçme Serbe duke filluar nga nacionalisti serb Dobrica Çosiq,i cili që në Plenumin e gjashtë të KQ të Serbisë në vitin 1966 e hodhi çështjen e Kosovës me te cilën mendonte se duhet të përkufizohen me kufij të rij. Ai u përjashtu nga KQ i Serbisë edhe nga LKJ.

Por pas shkatërrimit të ish-jugosllavisë, kur mbeti si jugosllavi vetem Serbia me Malin e Zi, në kohën Sllobodan Millosheviqt ai u bë njëfarë kryetari i kësaj krijese te re jugosllave. Ai edhe atëherë përpiloi skica, plane dhe harta për ndarjen e Kosovës. Pasardhësi i tij Milan Paniq erdhë fluturim në Prishtinë i cili u taku me Presidentin historik Ibrahim Rugova i cili pas e dëgjoi idenë e tij për ndarjen e Kosovës tha shkurt pa menduar fare tha se nuk bënë, kjo ide nuk kalon. Hashim Thaçi rrenë kur thotë se edhe Rugova ishte për ndarjen e Kosovës. Idenë e tij e morën edhe pro çetnikët e sodit Vuçiq dhe Daqiq të cilët krejt këtë gjurullti po e bëjnë me qellim të ndarjes se Veriut nga Kosova.

Këta të dytë thonë se nuk ka dhe nuk do te këtë kurrfarë marrëveshje me Kosovës pa marrë diçka nga Kosova. Vuçiq thotë se marrëveshja mund te arrihet vetëm atëherë kur Serbia të merë diçka nga Kosova, por pinjoni i Millosheviqit Daçiq deklarohet edhe më qartë kur thotë se “vija kufitare duhet të zbresë nga Rashka në Zveçan”. Këtë ”ikonë” të veten Daçiq e thotë kudo që shkon nëpër botë si Ministër i jashtëm i Serbisë.
Pra, këtu është diçka më thellë së sa taksa që Serbia po e merr si pretekst.

Thaçi apo gjarpri i Kosovës më zile në bishtë në Tiran u mundua ta marrë si të veten autorësinë e korrigjimit të kufijve, por dështoi.

Por, ideja origjinale e Gjarprit tone më zile Hashim Thaçit mund të jetë vetëm çështja e mashtrimit ordinar qe po ju bane banorëve të Luginës së Preshevës, se cilën as ata vetë nuk i besojnë Thaçit, duke e thanë si ciceroni së do të ja bashkojë Luginën e Preshevës Kosovës duke aluduar së vetëm për këtë ndryshim të kufijve angazhohet, pa e cenuar asnjë centimetër tjetër tokë të Kosovës. Kështu thoshte edhe për Çakorrin së Kosova nuk po e humbë asnjë centimetër tokë, por Çakorri me 82 hektar tokë shkojë në pakthim.

Por Gjarpri me zile i Kosovës Hashim Thaçi asnjëherë, bilë kurrë nuk e pati kurajon, por as guximin të thotë së si do ta bashkojë Luginën me Kosovën. Po, a e din ai së as në pazar nuk mund të blesh diçka pa para .A e dine ky zotëri së ku gjendët Lugina e Preshevës, a e din ky qyqarë se Lugina është pjesë integrale(me hatër apo me zor)e Serbisë së së për këtë nuk pyetet Thaqi. Thjeshtë për te marr Luginën si territor të Serbisë, duhet thane Serbisë Veriun e Kosovës që nuk ia vlen, sepse te ia marrish Kosovës Veriun e praruar ne arë me Ujamnin do të thotë Kosova mbetet si një trup pa kokë, dhe ja kjo është ajo kutia e pandarës që do të hapët.

Apo, Presidenti i Kosovës e ka gjetë mënyrën si si ta bashkojë Luginën e Preshevës, pa dhanë asnjë centimetër tokë .Ndoshta ai si një historian mendon së këtë ide të tij do ta realizojë sipas modelit të Matia Gubecit në Kroaci në vitin 1573 kur e organizoi Kryengritjen fshatare kundër mjerimit feudal që po u bënte fshatarëve regjimi i atëhershëm i feudalëve.

Pra, sipas modelit të Matia Gubecit, prijësit të Kryengritjes fshatare në Zagorje të Kroacisë të vitit 1573,Hashim Thaçi duhet të organizoj një Kryengritje të tillë. Të shkojë në Drenicë e kudo në Kosovë t’i mbledhë sa më shumë fshatarë të cilët ishin të zbardhur e te zdeshur, ti armatos ata, si ne kohën e Matia Gubecit, me sopata, kosa, huj, drapër, kmesa, çekiqa, thika dhe më ta duke kaluar kufirin të Muqibaba të ia mësyn Luginës së Preshevës për te ta çliruar nga Serbia dhe me ja bashku Kosovës. Ndoshta atje do ta presin më lule dhe brohoritje “shokët e tij të idealit ”Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq do të ia dorëzojnë falas Luginën Hashim Thaçit duke ia bashku Kosovës. Kështu shokët e idealit të Hashim Thaçit do të kthehen nga gjakësore të tmerrshëm në “paqësor të urtë” nga frika e Kryengritjes fshatare të organizuar nga Hashim Thaçit. Dhe ja, kështu ia bashkon Luginën e Preshevës Kosovës pa dhanë asnjë centimetër tokë Kosove.

Çmenduri hesapi e Hashim Thaçit…?!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...