Gabim apo?!!! - Bota Sot
Gabim apo?!!!

Opinione

Gabim apo?!!!

Nga: Milazim Maraj Më: 21 maj 2019 Në ora: 11:21
Milazim Maraj

Lavdi Heronjve të rënë!

Urime ditëlindja e dytë kom. Esat Krasniqi!

Urime bashkëluftëtarëve tuaj që shpëtuan në këtë ditë!

Më 21.05.1999 në Koshare dita filloj e qetë.

Komandanti i Batalionit të –II- shkoj në Padesh. Kishte mbledhje në Shtabin e GO-3. Analiza për gjendjen dhe përgatitja për operacione të reja. Unë mbeta në rrasë të Koshares. Nuk kishte luftime masive. Këtë ditë do ta quaja dita e snajperistëve tonë. Kohë pas kohe dëgjoheshin të shtëna të rralla. Nuk kishte komunikim në radiolidhje. Ata sot kishin korrur suksese. Kishin eliminuar 5 ushtarak serb. Nuk ishin interesuar për nivelin gradave të tyre. Për ndryshe të 3 nga ata kishin grada. Ua kishin marrë armët dhe pajisjet tjera që i kishin me vete. U kthyen në bazë pa ndonjë problem. Tani ora ishte 7.00. Ne nuk kishim ende as këndë të plagosur.

Në ora 7.20 ndodhi ajo që ne nuk e pritnim. Aeroplanët e NATOS bombarduan objektin e Koshares. Në këtë rast ranë dëshmorë të kësaj lufte humane djemtë më të mirë të kombit shqiptarë. Këta kishin deponuar jetën e tyre për lirinë e vendit dhe shpëtimin e popullit të vetë nga egërsirat e Karpateve. Ndodhi ajo që nuk e pritnim. Kjo për neve ishte e pa besueshme por ushtria jonë asnjë herë nuk e humbi besimin ne SHBA dhe në NATO. Heroit e Kosovës do të jetojnë gjithmonë në kujtimet, zemrat dhe ne historinë tonë të lavdishme. Po ashtu do të jetojë gjithmonë besimi dhe miqësia jonë më SHBA, BE dhe NATO. Heronjtë që këtë ditë fituan pavdekësisë janë:

1. Faik Beqir Çabrati- Planej- Prizren.

2. Januz Mehmet Krasniqi- Arbanë-Prizren.

3. Mentor Isa Humolli-Lupç-Podujevë.

4. Nasim Misin Buduri-Hoçë-Prizren.

U plaguan 17 ushtar. Nuk i kamë emrat e të plaguarve, përveç Esat Krasniqit, që e njoh nga viti 1991 në aktivitetin e mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Në këtë ditë isha në Rrasë të Koshares. Objekti u shkatërrua tërësisht, kjo ishte një ditë tragjike për ne. Pas këtij granatimi filluan granatimet serbe mbi plozionet tona. Ata në këtë rast konsideruan së tani edhe NATO ishte në përkrahje të tyre. Granatimet i filluam edhe ne. Në të njëjtën kohë vazhdonim më ndërtimin e strehimoreve. Pati pak paqartësi. Duhej të i ndërtojmë strehimoret por edhe ta kursejmë pyllin sepse është pasuri e jona natyrore. Për këtë ndonjë ushtarë shprehej:” po vriten ushtaret e ju na thoni të i ruajmë lisat”. Po ne duhet ta çlirojmë vendin tonë dhe jo ta shkatërrojmë, këtë e ka shkatërruar mjaftë Serbia. Ushtari pas disa minutave erdhi për të kërkuar falje për fjalët që i kishte vlerësuar të pa nevojshme. I hodha dorën në sup dhe e shtrëngova pran vetes. Sot provova ti telefonoj Januz Januzajt për ta pyet për Babën Fazli dhe Axhën Mal , që nuk kishin pranuar të shpërngulen nga Kosova, por pa sukses. Më vonë telefonuan nga Shtutgardi dhe më pyetën për çka ka ndodhë në Koshare. Komandanti u kthye në Rrasë të Koshares, i dhashë raportin për çka kishte ndodhë dhe për situatën momentale në Rrasë të Koshares.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...