Thaçi midis Kosovës dhe Serbisë

Opinione

Thaçi midis Kosovës dhe Serbisë

Nga: Kolonel Hajro Limaj Më: 3 qershor 2019 Në ora: 21:26
Hashim Thaçi

Shteti i Kosoves vitet e fundit jo vetëm që nuk ka patur përparimet e priteshme në politikën e brendëshme dhe të jashtëme,po ai ne shume drejtime këtë vit e thelloi më shumë krizën .Nga një analizë e qete, e pa anëshme dhe me shumë dashamirësi për popullin vëlla të Kosovës rezulton se lidershipi politik i saj,kryesisht president Thaci, jo vetëm që nuk ka nivelet e nevejoshme për të drejtuar dhe konsoliduar shtetin e ri të Kosovës,por krijon në vazhdimësi probleme shumë të mprehta dhe shumë delikate për unitetin e Kosovës dhe të ardhëmen e saj territoriale dhe integruese në Bashkimin Europian dhe në NATO.Ai ka marrë “flamurin” e ideve dhe platformave dhe c farë thotë një ditë nuk thotë ditën tjetër.E nisi me deklarimin e korigjimit të kufijëve,pastaj me “dhuratën” që do ti jap Sërbia duke i falur Kosovës Luginën e Preshevës, pastaj hodhi bombën tjetër të bashkimit të Shqipërisë me Kosovën dhe Luginën e Preshevës.Këto deklarime dhe qëndrime të tij janë kundërshtuar ashpër nga kryeministri actual Z.Haradinaj dhe pjesa dërrmuese e politikanëve dhe analistëve.Bile disa deputetë kërkuan që të kërkohëj në kuvënd shkarkimi i tij,ndersa disa të tjerë ta shtrojnë në spital për ta kuruar mendërsisht.Ditët e fundit, nga kundërshtar I rreptë I vendosjes se taksës 100 të mallrave serbe,deklaron se edhe në takimin e Parizit nuk do të pranojmë heqjen e kësaj takse.

Por dihet se Z.Thaci qe nga clirimi I Kosovës është personi që ka mbajtur detyrat më të rëndësishme,ministër I jashtëm,kryeministër dhe tani president.Eshte nga autoret kryesor te kushtetutes aktuale te Kosovës ku nënvizohen ted y problemet qe ai I ka hedhur ne treg :Mos ndryshimi i kufijeve ekzistues dhe mos bashkimi me asnje shtet tjeter.Atëherë nga i ka ardhur ky oreks Z.Thaci ?.Është në krizë politike apo në krizë mendore ?. Është në shërbim të intersave të Kosovës dhe të kombit shqiptar apo të Sërbisë ?!. Hapja e diskutimit për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën I hap rrugen e plotë Serbisë të aneksoje Mitrovicen e Veriut me Trepcen,kur raporti I vlerave të këtyre dy krahinave është shumë I prekshëm.Ai me kushtetute e ka ndaluar bashkimin e Kosovës me Shqiperine.Eshtë nga aktorët kryesore qe Kosovës I hoqi himnin kombetar dhe bëri një tjetër që s ka lidhje fare me atë kombëtar,hoqi flamurin kombëtar me shqiponjën dy krenare dhe ka bërë një flamur që s ka lidhje fare me kombin tonë.

Dështimet e tija në politikën e jashtëme me Amerikën dhe BE-ne kërkon tia faturoje te tjerëvë me presionet e mësipërme.Kosovarët janë I vetmi popull në Europë qe nuk po marrin akoma liberalizimin e vizave,kur agresori I tyre,Serbia vazhdon negociatat për antarësimin në BE.Shume procese te tjera të integrimit në NATO dhe në BE janë të prapambetura dhe nuk ecin me ritmet e kerkuara.Detyrismisht.Sepse Thaci ne vend qe te gjithe politiken dhe dialogun ta perqendronte me BE-vecanerisht me Gjermanine merrej me Erdoganin e Turqise që është kthyer problem I gjithe botes demokratike dhe I dorezoi atij 6 mesues turq te pa fajashem te cilat sot torturohen ne Stamboll.Pergjegjesine e tij ligjore ja faktoi komisioni parlamentar I ngritur per kete ceshtje dhe ne vend te reflektonte perbuzte dhe nuk jepte llogari institucionit kushtetues.

Kosova me Thacin eshte ne krize dhe me ate ne krye nuk mund të dale nga kjo krize.Vitin e kalaur ne nje emission te RTK, kur foli kolegu im nga Kosova dhe tha se Thaci është “clirmtar pushtues” unë heshta.Por me ndjekjen intensive qe u bej zhvillimeve ne Kosove dhe kur ne kujtesen time kalojne me shpejtesi lufta dhe perpjekejet per clirimin,masakrat,dhunimet dhe vrasjet barbare te Serbeve ,pyes vehten :Kujt I sherben Hashim Thaci ?!.Tejkalimi I deklaratave te tij e detyroi edhe ministrin ne detyre te Shqiperise,Z.Cakaj ta kundershtoi hapur.Nëse ai këtë pozicion e ka zenë nga dështimet që po pëson Kosova duhet të jap dorëheqjen nga president dhe politika,në të kundërt atë do ta ndëshkojë historia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat