A po e fsheh Serbia drejtorin e Helmeve?

Opinione

A po e fsheh Serbia drejtorin e Helmeve?

Nga: Milazim Maraj Më: 1 korrik 2019 Në ora: 13:59
Milazim Maraj

Çfarë, lidhje ka më drejtorin helmues të BE “trojka” serbe Vuqiç, Daqiç dhe Bernabiç?

A kanë qenë mollet e helmuara në Serbi të dedikuara për eksport në Kosovë?

Krimineli i G. Ilirik Millosheviq i ka hyrë zbatimit të planit të Vasa Qubrilloviqit!

Vuqiç dhe Daqiç janë pasardhës të tij!

Helmet e dedikuara për ushqime të qytetarëve të pafajshëm të Italisë dhe BE ishin falsifikuar nga partneret e drejtorit serb të kësaj kompanie serbe. Ai këtë falsifikim e kishte realizuar më dy partner mafioz nga Toskana. Këta të fundit i kishin dhënë Certifikata të rrejshme për të plasuar mallin që transportohej në BE si lëngë organik. Përkundër kësaj përgatitje të specializuar për falsifikime inspektoret e Holandës dhe Gjermanisë, ishin më specialist së mafiozet serb dhe toskanas. Këta inspektor kishin dyshuar në prejardhjen e këtij lëngu helmues më koncentrik të lartë të patogjeneve. Ata zbuluan lëngun e rrezikshëm. Nuk behët e ditur nëse zbulimi ishte bërë që në fillim. Ajo që mbetët tani si enigmë është pse Serbia duke qenë anëtare e Interpolit nuk bashkëpunoj më policinë italiane. Koncentrati i lëngut më materie helmuese dhe të dëmshme ishte prodhuar nga mollët e helmuara në Serbi! Duke përcjell mediet dalin shumë pyetje:

•Pse ishin helmuar këto molle?

•Për cilin shtet ishin përgatitur?

•Kush janë shtetet që kanë importuar mollë nga Serbia?

• A ka Importuar Kosova nga këto lëngje, marmelata apo xhemëra?

• A ka importuar Kosova mollë të helmuara apo koncentrat të tillë nga Serbia?

• Do të duhej që urgjentisht të studiohet efekti toksik i këtij helmi dhe pasojat e mundshme të njeriu.

• Nëse këto konstatohen dhe verifikohen Kosova të drejtohet OKB për procedura emergjente të shpëtimit të atyre që kanë konsumuar mollë të helmuara, marmelatë apo xhem nga koncentrati i dëmshëm dhe helmues nga Serbia.

• Duhet të hulumtohet mirë nga ekspert nëse këto mollë kanë pasur destinacion Kosovën dhe pas taksës 100% këto nuk u shitën në Kosovë.

• Për të shpëtuar nga humbjet e mëdha ekonomike këto mollë të helmuara u përpunuan dhe u prodhua koncentrati i helmues.

• A mos është helmi i futur në mollë shkaktarë që të ulet qëndrueshmëria e mollëve.

A është ulja e qëndrueshmërisë së mollës shkak për vendimin e bluarjes së këtyre mollëve, që këto të mos hedhën janë bluar dhe është prodhuar koncentrati helmues? Nëse helmi i futur në mollë ulë qëndrueshmërinë e mollës, tregu në Kosovë ka dështuar për shkak të taksës 100%, prodhimi i këtij koncentrati del si me arsye ekonomike por jo njerëzore. Kosovaret kanë shumë arsye për të dyshuar. serbe kimike dhe biologjike i kanë provuar shumë herë, kanë vuajtur pasojat e tyre. I kanë provuar nga se ka qen program i Akademisë së shkencave dhe arteve të Serbisë.

Formula e Babës së kombit serb për shqiptaret ishte. “Do të ishte fenomenale sikur të i kishim zhduk të gjithë” kimike i përdoren kundër nxënësve në vitin 1990. Helme Kimike dhe Biologjike u përdorën në luftën e Koshares. Mundë të jenë përdorur edhe në viset tjera të Kosovës por në Koshare këto janë zbuluar nga ekspert në luftë dhe verifikuar ekspertet nga Brukseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat