Opozita është propozim elektoral!

Opinione

Opozita është propozim elektoral!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 3 korrik 2019 Në ora: 09:28
Qamil Gjyrezi

Aleanca e Teatrit u takua mrëmë  me Zotin Lulzim Basha. Aktori dhe regjizori Rudi Erebara pjesë e “Aleancës për Teatrin” shkruan në statusin e tij në F.B.: “Jo vetëm kaluam mirë, por patëm në përgjithësi paralele të rëndësishme”.

Personalisht përzgjodha njërën prej këtyre paraleleve: “Opozita shqiptare nuk është opinion. Eshtë propozim elektoral”.
Në zgjedhjet e 30. Qershorit, 85% e shqiptarëve i thanë Edi Ramës IK!

Mendoj se me këtë të dhënë nuk ka nevojë për opinione dhe “llafe” të tepërta! Pavarësisht se politika ka të “papriturat” e saj dhe kërkon vëmendje të vecantë dhe intelekt!

Shifrat janë kokëforta! Opozitës i kërkohet që “Regjimi” të mos lejohet me cdo formë demokratike, të cojë vendin në greminë!

“Farsa më shumë vota se votues”, tregon qartë vjedhjen që Edi Rama  ka bërë në vitin 2017!

Ky është opinioni dhe përfundimi më i saktë i “aksionit opozitar” dhe rezultati i zgjedhjeve të 30 Qershorit!
Sot opinionistët janë me qindra dhe mijëra, duke filluar nga ambientet familjare, kafeja e mëngjezit, duke punuar, “opinionistët e blerë” nga qeveria e drogës, opinionistët që bëjnë Shoë në mediat e mëdha, etj. etj.

Personalisht jap një kontribut me opinionet e mija!

Prandaj opozitës dhe drejtuesve të saj nuk i’u duhen shumë opinione, por angazhim, mbasi mospjesmarrja e 85% e shqiptarëve në votimet e fundit, e detyron opozitën ti japi “grushtin” e fundit Edi Ramës!

Edi Rama që dje filloi gradualisht largimin, tek policia e shtetit duke i kërkuar të falur, gjoja për “angazhimin” e policëve dhe komandatëve në menaxhimin e prostestave të opozitës, që përkthehet si “largimi gradual” i Edi Ramës nga posti i Kryeministrit të vendit”!

Shumica e policëve dhe komandantëve të policisë, janë diskriminuar nga qeverisja skandaloze e “Rilindjes” në këto 6 vite!

Edi Rama është shumë i binduar që në Tetor 2919, do të shkojë në zgjedhje!

Prandaj opozita nuk ka kohë as “luksin e domosdoshëm” që të merret me opinione dhe llafe të tepërta!

Opozita dhe lideri Lulzim Basha duhet të punojnë për përplimin e saktë të programit elektoral sic janë: rritja ekonomike, rritja e pagave dhe pencioneve, sistemi arsimorë, zhdukja e korrupsionit të trashëguar nga qeveria e Edi Ramës, bujqësia dhe punësimi i shqiptarëve, sistemi i degraduar i drejtësisë, integrimi i vendit!

Opinionet duhet ti bëjnë dhe japin profesionistët dhe gazetarët e vërtetë!

Opozita ka shumë punë deri në fitoren e saj përfundimtare mbi regjimin e Edi Ramës, për krijimin e një qeverie dhe ndërtimin e shtetit me parametra demokratik për të gjithë shqiptarët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat