Riorganizimi i logut të Tërgajës në Grudë është vepër e shkëlqyeshme shoqërore dhe kombëtare - Bota Sot
Riorganizimi i logut të Tërgajës në Grudë është vepër e shkëlqyeshme shoqërore dhe kombëtare

Opinione

Riorganizimi i logut të Tërgajës në Grudë është vepër e shkëlqyeshme shoqërore dhe kombëtare

Nga: Gjekë Gjonlekaj/New York Më: 13 gusht 2019 Në ora: 06:37
Ilustrim

Në moshën time të adoloshëncës një ditë para Shënjonit isha njeriu më i lumutur në jetë sespe me 28 gusht unë dhe nëna ime do të shkonim në këtë festë. Një natë përpara nuk kisha fjetur gjithë natën prej gëzimi dhe entuziazmi që të nesërmn do të shkonim në këtë festë madhështore. Rruga prej 6 orësh nga vendlindja ime deri në Nënhelm kalonte nëpër Dinoshën legjendare.  Këtë rrugë të gjatë në zheg të verës e kalonim bashkë me disa malësorë të fshatit tonë. Edhe ata shkonin në Shënjon tek familjarët e tyre. Pasi kalonim urën e Dinoshës dhe dy fshatrat Milesh hynim në Tuz që për mua ishte qyteti më i bukur në botë. Mua më dukej më i bukur se New Yorku ose Parisi sot. Në orët e paranatës Tuzi ishte plot e përplot malësorë që po shkonin në këtë festë. Nëpër Tuz kalonin shumë automjete, duke çuar pluhur, ngase rruga kryesore nuk ishte e asfaltuar. Malësorët dhe malësoret atë ditë ishin veshur për bukuri dhe në fytyrat e tyre vërehej gëzimi dhe entuziazmi. Rruga prej Tuzit për Nënhelm ku jetonin dajat e mi ishte e shkurtër, ndërsa rrugët për disa fshatra malore të Hotit ishin larg Tuzit. Daja im e priste me gëzim vajtjen time në festë, bile dilte heret për të më pritur në Qye të Helmit. Në atë kohë nipi i shtëpisë ishte mysafiri më i dashur në festë. Natën e Shënjonit e kalonim mirë por ishim të lodhur nga rruga e gjatë dhe nga vapa e gushtit. Dita e Shënjonit ishte e veçantë, sepse atë ditë në festë vinin zakonisht miqtë më të dashur. Njëri prej miqëvë më të dalluar Ditën e Shënjonit ishte Rud Brahimi nga Kodra e Budanit, pastaj mbaj mend Lekë Mirash Gjekun për sjelljet e tij prej fisniku dhe veshmbathjen e bukur, ku shkëlqnin xhamadani, sahati dhe qosteku. Kishte pamjen e një aristokrati evropian. Lekë Mirashi nuk pinte dhe nuk hante shumë dhe ishte jashtzakonisht i qetë. Edhe Rud Brahimi ishte shumë zotëri pothuajse në nivelin e Lekës. Ndërsa Demush Smalji bënte pak shumë zhurmë ngase pinte shumë raki. E kujtoj  veçanarisht Zef Nikën Kalaj për elegancë të jashtzakonshme. Në festat e flamurit(bajrakut) në atë kohë merrnin pjesë edhe malësorët e fesë islame. Mospjesëmarrja e tyre në këto festa ishte mangësi. Ata ishin shumë të nderuar dhe të mirëpritur, bile  për respektin e tyre ishte i ndaluar mishi ose yndyra prej derrit gjatë ditëve të festimit. Kjo rregull ishte pjesë e kodit moral të Malësisë. Pas drekës, Ditën e Shënjonit  shumica e mysafirëve të prirë nga shtëpiakët niseshin  për të marrë pjesë në Logun e Vitojës. Nisja bëhej me sule nga Kroni i Helmit. Kalimi nëpër Liqenin e Hotit deri në Vitojë zgjaste gati një orë. Unë në rininë time isha këngëtar i mirë i këngëve maje krahu. E kisha zërin e rreptë të kësaj melodie folklorike.  Dhe para se të arrinim në Vitojë për t'ua bërë të ditur atyre se po vijnë mysafirët e Nënhelmit ata dëgjonin zërin tim të këngës maje krahu. Dikush prej Logut më thoshte të lumtë goja. Vitoja atë ditë ishte treva më e lumtutr e Arbërisë. Qindra ndoshta edhe mijëra malësorë të veshur për bukuri këndonin,vallëzonin, notonin duke u hedhur nga degët e shelqeve të larta në pellgun e vogel të atij copë liqeni të Vitojës. Në livadhin e madh ekipet e futbollit luanin top. Burimet e Vitojës sjellnin ujë të ftohtë nga malet shqiptare të Malësisë, bile ndonjëherë edhe fleta nga gjethi i ahut. Kulmi i haresë dhe gëzimit të festës së Shënjonit ishte Logu i Vitojës. Kështu ishte edhe në Logun te Kroni i Traboinit dhe për festën e pashkëve në Qye të Dolecit. Edhe Gruda ishte e njohur për festën e flamurit(bajrakut) e njohur me emërin Zoja e Grudës. Panagjyri më i madh ishte në Logun e Tërgajës. Tërgaja ishte log i famshëm i Malësisë. Logu i kësaj zhvillohej pranë urës së Tërgajës që është njëra prej urave më të famshme të Malësisë. Cemi njihet për 5 ura të mëdha: Ura e Tërgajës, Ura e Lemajës, Ura e Tamares, Ura e Dinoshës dhe Ura e Zharnicës. Lumi Cem në këtë pjesë është shumë i fuqishëm dhe i rrëmbyeshëm. Kjo pjesë e lumit është e njohur edhe për mullinjtë  e shkëlqyeshëm ngase aty bluhej misri dhe gruri. Familjet që e drejtonin Mullinin e Tërgajës ishin të njohura në Malësi për shërbime të ndryshme. Zakonisht ata ishin të vëllazërisë Berishaj. Tërgaja ishte pikë historike jo vetëm për Logun e saj legjendar por edhe për lidhjet e trevave të Malësisë pranë Cemit. Shumë dijetarë shqiptar dhe të huaj kanë shkruar vepra të mrekullueshm për trevat pranë Cemit. Njëri prej tyre kishte qënë Antonio Baldacci, anëtar i Akademisë së Shkencave të Italisë. Vepra e tij Nel Paese Del Cem është një monografi e shkqlyeshme për Cemin dhe trevat pranë këtij lumi legjendar.  Ky është lumi më i madh i Malësië së Madhe dhe Tërgaja është qëndra e këtij lumi. Grudën e ndan ky lum. Bukuria e Lugut të Tërgajës është se në të kaluarën bashkonte tërë Malësinë pa dallim feje.  Disa herë në jetën time, Ditën e Zojësë së Grudës e kam festuar në Pikalë dhe pas drekës solemne mbrrinim te Ura e Tërgajës nëpër një rrugë të ngushtë që kalonte nëpër Brijat e  Cemit. Logu i Tërgajës ishte log spartan. Aty shfaqej kultura shqiptare me të gjitha elementet e saj.  Aty ishin artet dhe aktorët më të mirë të Malësië. Pika kryesore e argëtimit atë ditë ishin notëtarët e famshëm malësorë që hidheshin nga Ura duke bërë akrobacione. Gratë dhe vajzat nuk bënin pjesë në këto gara por shikonin për mrekulli burrat shumë herë edhe djemtë ose vëllezërit e tyre duke u hedhur kokë poshtë në pëllgun e madh të Cemit të Tërgajës.  Nëpër këtë urë kishin kaluar shumë trima dhe gra legjendare të Malësisë. Numri i trimave të përmendur të kësaj treve është i madh, por nuk kalojmë pa përnendur dy bijat e Grudës, njëra në anën e majtë të Cemit, ndërsa tjetëra në anën e djathë të këtij lumi.  Ato ishin Tring Smajlja e Smajl Martinit dhe Nore Kolja e Kolë Kurtit që kanë hyrë në historinë e popullit shqiptar si dy malësoret më të përmëndura në trojet tona.
Ndërsa Koja e Trieshi i bënin logjet në oborret e kishës pas meshës. 
Logjet e kuvendet e Malësisë janë shumë të vjetëra. Janë antike të kohërave biblike. Ato janë pjesa më e bukur e jetës së një kombi. Ata që kanë organizuar logjet kanë qënë patriotë e të ndershëm. Malësia gjatë historisë ka përjetuar shumë fatëkeqësi e tragjedi dhe mezi ka pritur nje ditë të gëzuar siç ishte Zoja e Grudës dhe Logu i Tërgajës. Logjet kurrë nuk kanë rënë ndesh me traditën fetare. Në logjet e Malësië nuk ka pas kurrë incidente shoqërore ose fetare. Ata që i kanë organizuar këto logje kanë qënë besimtarë të vërtëtë. Ata kanë dhënë jetën për fe e për atdhe. Në logjet e Malësisë nuk kishte asnjë veprim antifetar ose antikombëtar. Më vonë në dekadat e fundit kam vënë re festivale dhe organzime që në kohën time në Malsësi ishin krejtësisht pagane shumë herë banale dhe groteske. Shpresoj që lexuesi më kupton se për çka është fjala. Ato shëmti sot në Malësi janë të preferuara,por jo logjet që mund të kenë traditë mijëravjeçare.  Ata harrojnë se në Tërgajë ishte marrë vendimi nga krerët e Malësië, që të vazhdonte tradita e festave të Malësië. Ata mund të kenë harruar se ishin ata trimat malësorë që në Kuvendin e Urës së Tërgajës hodhën poshtë vendimet e Partisë Komuniste për anullimin e festave dhe logjeve të Malësisë. Vendimet komuniste i kishin kundërshtuar Tomë Nika i Hotit dhe Prëtash Zeka i Kojës dhe shumë burrra të tjerë të dalluar Malësorë. Logjet janë pjesë e kulturës kombëtare. Në këto logje e kuvende që ishin edhe panagjyre (panaire)është ruajtur gjuha shqipe, tradita shqiptare, dashuria dhe respekti për njëri tjetrin pa dallim  feje e krahine. Thonë se tash disa vjet është ndaluar kjo traditë. Nuk kuptohet pse? Tre kishat katolike shqiptare në Amerikë janë në lagjet ku jetojmë. Ditën e Zojës së Grudës ose festave të tjera për 5 ose 10 minuta mund të shkojmë në kishat tona shqiptare në Amerikë dhe mesha Ditën e Zojës celebrohet në gjuhën shqipe. Malësorët e Malësisë në Amerikë vijnë atje për logje e panagjyre dhe ceremoni të tjera. Në bjeshkët tona Koritë e Koshticë mesha e Shtjefnit celebrohej në dëbana dhe kurrë nuk kam parë meshë jashtë në livadhet e bjeshkëve tona. Të gjithë e dijmë se Papa Gjon Pali i Dytë në kohën e rënjes së diktaturës komuniste në Shqipëri e kishte ndaluar celebrimin e meshëve jashtë kishës, ngase kishte frikë incidentet e dhunshme. Meshët në livadhe i pëlqente Dom Simon Jubani i cili ishte kritikuar ashpër  nga Vatikani, sepse e kishte përdorë meshën për propagandë politike. Dom Simon Jubani kishte filluar një fushatë të ndyrë fjalësh kundër Papës Gjon Pali i Dytë. Akuzat e tij kundër  Papës i kisha dëgjuar unë me veshët e mi, bile kërkonte për t'i bërë publike në Zërin e Amerikës. Këtu në Shtetet e Bashkuara kurrë nuk kam parë meshë në natyrë. Të vetmit klerik që i lejohet mesha në natyrë është Papa i Romës dhe kjo bëhët për pjesëmarrje të madhe të popullit në atë meshë.  Mesha ne fusha ose male është një përgjegjësi e madhe për sigurimin amerikan. Dy festat më të mëdha tradicionale  në Shtetet e Bashkauara janë Dita e Shën Patrikut dhe Dita e Shna Nout. Këto dy festa këtu në Amerikë kanë më shumë karakter kombëtar dhe kulturor. Festimet e Shna Nout zgjasin 5 ditë e netë. Ato festohen me këngë e valle, me ushqime dhe pije të ndryshme alkololike dhe me lojëra të ndryshme sportive, bile edhe me lojrëat e fatit. Ditën e Shën Patrikut amerikano-irlandezët celebrojnë meshë, por mrekullia e kësaj feste janë pijet e ndryshme alkoholike dhe paradat nëpër rruget kryesore të qyteteve amerikane. Në këto festime marrin pjesë amerikanët e feve të ndryshme. Festimet kombëtare logjet dhe kuvendet janë pjesë e të drejtës natyrore. Të drejtat natyrore janë të pa prekshme dhe të patjetërsueshme. Shumica e këtyre traditave janë të shëjta dhe nuk është mirë të përdhosen. Diktaturat e ndryshme, sidomos ajo komuniste kishte bërë shumë kundër traditës kombëtare të popullit shqiptar. Është bërë publike se sivjet do të organizohet Logu i Tërgajës për herë të parë pas 20 vjetësh. Kjo është një vepër e mirë për Malësinë dhe për kulturën dhe traditën shqiptare. Ata që janë besimtarë të vërtëtë mund të shohin meshë për Zojë të Grudës në kishën e Tuzit, në kishën e Grudës, dhe në kishën e Konikut. Kanuni i Lekë Dukagjinit të cilin e ka kodifikuar At. Shtjefën Gjeçovi thotë se mesha duhet të celebrohet në kishë ose në varreza larg fshatit. Mesha në natyrë është improvizim dhe për faktin se quhet meshë e shejtë nuk është mirë të improvizohet, ngase nuk është shfaqje teatrale. Teatret, lojërat dhe koncertet mund të improvizohen por jo mesha. Ato ndërhyrje pothuajse gjysmë të dhunshme nuk u kanë hije atyre që flasin në emër të Krishtit. Papa Gjon Pali I Dytë ka thënë:"Sa më shumë pretendime për përsosmëri, aq më shumë ka mëkate e gabime". Zotëri të nderuar, më ngadalë kundër traditës shqiptare, sepse këto dekadat e fundit po bëhen përpjekje të rigjallen edhe traditat e mira të kohërave antike dhe të mesjëtës nëpër botë. Malësia është duke u ringjallur nëse shkon drejt rilindjes dhe bashkimit të atytre trojeve pa dallime krahinore e fetare dhe ka për të sjellur fitore historike. Për logjet e Malësië së Madhe kanë shkruar me shumë respekt e dashuri poetët tonë kombëtarë midis tyre edhe Gjergj Fishta në këngën "Patër Gjoni". Edhe Imzot Noli në një fjalim në një ceremoni kombëtare në Boston kishte folur për logjet e Malesisë së Madhe, sipas rrëfimeve të Luigj Gurakuqit. Për logjet e Malësisë së Madhe ka shkruar edhe Ismail Kadare. Shtylla kryesore e organizimit të Logut të Tërgajës janë vëllezërit Berishaj nga Detroiti dhe New Yorku. Rolin kryesor këtu e luan aktivisti i mirënjohur shqiptaro-amerian ish kryetari i Shoqatës “Malësia e Madhe" Ëjllo Berishaj. Ai ka qënë aktor i rëndësishëm për bashkimin e forcave politike shqiptare të Malësië. Vëllezërit Berishaj kanë qëllime të shëndosha kombëtare.  Ata kanë dhënë kontribute të mëdha financiare për të mirën e Malësisë. Logu i Tërgajës është si një festë përurimi për fillimin e punimeve të rrugës historike kombëtare të Cemit. Ndjehem keq që nuk kam mundësi për të marrë pjesë në atë log legjendar. 

Por edhe pa mua Malësia kjoftë e rrnoftë, do të kishte thënë Gjergj Fishta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...