Si nuk plasi lufta fetare nga deklaratat e dy “katolikëve radikalë”?!

Opinione

Si nuk plasi lufta fetare nga deklaratat e dy “katolikëve radikalë”?!

Nga: Gani Mehmetaj Më: 15 gusht 2019 Në ora: 20:54
Gani Mehmetaj

Me deklaratat e dy “katolikëve radikalë” në FB dikush u përpoq të nis fushatë të egër kundër shqiptarëve të besimit të moçëm. Hilja ishte e dukshme, qëllimi i ndytë, prapavija e errët, por rezultatet u dolën shterpe. Nuk u shkrepi kësaj here sikurse dikur kundër Anton Kçirës, njërit ndër personalitetet më të dashura jo vetëm në Ferizaj, por edhe në Dardani. Famullitari Kçira në kohë okupimi të Serbisë shpëtoi mijëra familja shqiptare të Dardanisë nga uria, i nxori nga varfëria dhe u dha mbështetje që të mos i nënshtroheshin okupuesit, kurse disa portale islamike në gjuhën shqipe pak vjet pas çlirimit nisën sulme të ndyra me shpifje e denigrime kundër tij.  

Kur policia e Serbisë deshi ta arrestonte priftin Kçira, miku im Xhemajli, inxhinier me një grup miqsh e morëm me makinë dhe e nxorën fshehtas jashtë Kosovës, duke rrezikuar jetën, sepse ai e meritonte të sakrifikohesh për te, me tha Xhemua. Prifti Kçira dha kontribut edhe në SHBA, ku shërbeu me devotshmëri.

Sot brengos gatishmëria e portaleve islamike dhe e mercenarëve të mafisë myslimane që të nxisin urrejtje kundër shqiptarëve të fesë së moçme. Janë edhe qindra hoxhë dhëmbë palarë e zhgjyrça që e kultivojnë urrejtjen kundër shqiptarëve e kundër fesë së moçme. Dikur u arrestua hoxhë Shefqet Krasniqi me pompë, sepse u kap me armë duke i fshehur në pyll. Ai kishte po ashtu lidhje me organizata terroriste islamike, por thuhet se nga presioni i Turqisë e liruan. Për shpërblim e caktuan të ligjëroj në Fakultetin Islamik të Prishtinës, ndërsa shquhej për urrejtje të sëmurë ndaj Nënës Terezë, heronjve kombëtar shqiptarë dhe fesë së moçme. Dosja kundër tij për terrorizëm islamik është në sirtarët e prokurorisë.

Dhe në fund me habitë zelli i një gazetari nga Klina, refugjatë në SHBA (Teksas) që të mbroj islamin e çoroditur. Jo një herë ai i ka fabrikuar “katolikë radikalë”, ka shpifur kundër shqiptarëve të fesë së moçme, duke u përpjekur të nxis myslimanët me tru të shpërlarë. Mbase organizatat islamike ia kanë dhënë detyrë ta islamizojë Amerikën! Mbase është kalë i Trojës atje.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat