Roli i Anglisë në proceset në Kosovë

Opinione

Roli i Anglisë në proceset në Kosovë

Nga: Shpend Salihu Më: 6 shtator 2019 Në ora: 22:56
Shpend Salihu

Siç dihet me iniciativën e Tony Blair ish Kryeministrit Anglez dhe me përkrahjen e Dhomës së Komunave dhe Lordëve në Angli, arriti të afirmohet çështja e Kosovës në rrafsh ndërkombëtar dhe të përkrahet administrata e atëhershme Amerikane në Kongresin Amerikan, për intervenimin ushtarak në Kosovë. Atëher Jeamy Shea një Anglezë zëdhënës i NATO-s e afirmojë këtë çështje në takimin e ambasadorëve të NATO-s në Bruksel dhe rëndësin e rolin të NATO-s në këtë proces. Në atë kohë Rusia dhe Kina nuk kishin potencën ekonomike dhe ushtarake, pasiqë Rusia e Jelcinit kishte rebelime të ish republikave Ruse e mbi të gjitha kishte problemin me Çeçenë, gjersa Kina kishte probleme pas revolucionit të Tien Anmenit dhe ekonomia Kineze ishte fragjile, andaj Rusia dhe Kina nuk patën mundësi të ndërhyjnë në këtë proces dhe të parandalojnë intervenimit e trupave të NATO-s ndaj Serbisë së atëhershme.

Pas luftës së Kosovës, pas përfundimit të luftës në Kosovë, Anglia vazhdoi rolin shumë aktiv në zhvillimin e infrastrukturës së institucioneve të atëhershme, të përkohshme, të vetëqeverisjes. Anglezët përmes Këshillit Britanik në Kosovë, përmes UNDP-i, UNHCR, UNICEF, IOM si dhe përmes KFOR-it Britanik dhanë grante, subvencione, ndihma humanitare si dhe pajisje ushtarake për strukturat e atëhershme të TMK-së.

Gjithashtu Anglezët me reforma, plane dhe projekte përmes UNDP dhe USAID filluan reformimin e pushtetit administrativ dhe reformimin e pushtetit gjyqësor, si dhe ndërtimin e një shoqërie multietnike konform parametrave të zhvillimit demokratik të Europës së civilizuar. Projektet e FOREIGN OFFICE ishin që duhet të ndërtohet një urë e bashkëpunimit dhe tolerancës mes të gjitha komuniteteve në Kosovë, të tejkalohen barrierat e së kaluarës të ndërtohet një urë e bashkëpunimit, si dhe të ketë tolerancë e kompromis pa asnjë formë të diskriminimit në baza etnike, racore, gjuhësore, fetare, kulturore etj. Duke u bazuar në vlerat e civilizimit Anglez ku Anglia, dhe Mbretëria e Bashkuar që ngërthen në vete 51 shtete të Komonveltit të gjerë dhe 17 shtete të Komonveltit të ngushtë, e kuptoj shumë herët që racizmi dhe jo toleranca politike, etnike dhe fetare sjell te konflikti, prodhon kriza dhe rezulton me koncepte nacisto-fashiste të cilat i thellojnë përçarjet mes popujve dhe e destabilizojnë sigurinë globale.

Andaj, duke u bazuar në parimet universale të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe parimeve të mbrojtjes së grupeve të caktuara minoritare Anglezët u munduan të u shpjegonin shoqërisë tonë fragjile që mbrojtja dhe afirmimi i këtyre të drejtave është jetik për funksionimin dhe zhvillimin normal të një shoqërie të civilizuar demokratike. Pamvarësisht që pjesa dërmuese e Anglezëve janë konzervativ i mbrojnë dhe afirmojnë vlerat e caktuara të kombit Anglez dhe Mbretërisë së Bashkuar, Anglezët janë promotorët kryesor të afirmimit të vlerave, të konceptit dhe modelit qytetar në botë, si dhe mbrojtjes së pakicave nacionale. Mjerimi jonë është se filluam të zhvillojmë krimin e organizuar institucional, shkallën e lartë të korrupsionit, nepotizmin e lartë ekstremizmin fetar dhe rritjen e ultranacionalizmit dhe radikalizmit politik në shtet.

Pasiqë këto antivlera shoqërore, nuk përkojnë me rendin dhe sistemin demokratik dhe janë në kundërshtim me parimet e një shoqërie të civilizuar. Për fat të keq, këto antivlera ndikuan që edhe miqtë tonë tradicional Anglezët së bashku me aleatët tjerë të krijojnë një pasqyrë negative për ne dhe të kuptojnë se niveli i vetëdijes politike dhe qytetare te pjesa dërmuese nuk përkon me nivelin e një shoqërie të civilizuar Europiane. Andaj sipas të gjitha zhvillimeve socio-politike dhe kulturore në shtet jemi duke humbur përkrahjen e miqve tonë tradicional Anglezëve dhe aleatëve tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat