A mund të ndërtohet shtëpia e re me material të vjetër?

Opinione

A mund të ndërtohet shtëpia e re me material të vjetër?

Nga: Mehmet Halimi Më: 26 shtator 2019 Në ora: 15:06
Mehmet Halimi

Dinjiteti i një vendi dhe i një shteti varet nga dinjiteti i qytetarëve dhe pjesëtarëve,që e përbëjnë dhe e udhëheqin atë vend dhe at shtet. Shteti është shtëpia jonë e përbashkët në të cilin jetojmë dhe të cilin e kemi ndërtuar bashkarisht : me punë, me djersë,e besa edhe me lot e gjak,me sakrifica të mëdha të këtij populli gjatë shekujve në kalim. Sepse lufta për atdhe,për vend e shtet,nuk është vetëm sakrificë,por është edhe obligim e detyrë parës-

ore e çdo individi të tij.Popullit e atdheut i ndihmohet në shumë mënyra dhe forma,sip-

as mundësive,e aftësive,sipas gatishmërisë e vullnetit për veprim e angazhim: me dituri,

me pasuri dhe me trimëri,me sakrificë njerëzore,duke flijuar edhe jetën, gjënë më të sh-

trenjtë e më të shenjtë.Prandaj,ai si i këtillë është jo vetëm i shtrenjtë,por njëkohësisht  është edhe i shenjtë.Atdheu e shteti është shumë i çmueshëm,ndaj duhet ta duam,ta ruajmë dhe të punojmë natë e ditë që ta ndrëtojmë,ta zhvillojmë e ta lulëzojmë që të jemi të denjë e krenarë të jetojmë në Të,e kur e kërkon nevoja edhe të vdesim për Të.

Sepse shteti e atdheu është si ajri,si uji e “buka,mjerë ata që nuk e kanë,e mjerë ata që e kanë,e nuk e duan”, e përbuzin,e injorojnë,e keqpërdorin dhe e korruptojnë.Nuk ka  gje-

st më të ulët,më poshtërues e më nënçmues deri në urrejtje irituese se sa ta vjedhësh shtëpinë tënde ,ta vjedhësh vetveten,siç i tha malësorja shitësit në shitore kur e pyeti shitësi:-urdhëro fisnike a t’udasht diç ?  Malësorja iu përgjigj: - Po m’u kanë dashtë shumë gjëra,se kam me ndreq një vajzë, por nuk kam para,e ti veresi nuk m’i jep”. Unë t’i jap edhe veresi,por ti nuk m’i sjell paratë,deshti t’i thoshte m’i vjedh i tha shitësi malësores.Atëherë malësorja u betua: - vjedhsha veten në të vjedhsha ty !  Këtë betim fqinji i tregtarit të shitores në fjalë,nuk e kishte dëgjuar kurrë deri atë ditë,ndaj i tha shitësit fqinj: -

“Jepi çdo gjë që ka nevojë,se unë i paguaj për të,unë garantoj për të.” Atëherë,malësorja mori ç’ju dashtë,shkoi  në shtpi,në malësi,e martoi   vajzën e vet,e pas një muaji ashtu siç i kishte premtuar shitësit ia solli paratë në dorë,duke i ndenjur besnik fjalës e betimit të vet. Nuk ka gjë më shtrenjtë e më të shenjtë se sa besa e besimi ndërnjerëzor. Besimi i njeriut,besimi i një shoqërie vlenë sa ari i krejt botës. Po ta keshë besimin i ke të gjitha.

Besimi është një vlerë e madhe dhe shumë e çmueshme njerëzore. Ai as nuk blihet as nuk shitet,por kultivohet e ruhet,vlerësohet dhe çmohet si një gjë e shtrenjtë njerëzore.

Ndaj po e humbe besimin  tënd tek njerëzit e mjedisit,i ke humbur të gjitha vlerat njerëzore.Njerëzve besëhumbur apo besëprerë e besëshkelur,njerëzve të pabesë nuk u zihet besë. Sepse premtimi është borxh,është obligim – thotë populli ynë,sepse  “e folm-

ja me kanun të Lekës – është në fund të kuletës”, maksimë kjo së cilës populli ynë i ka ndejtur  besnik ndër shekuj. Ndonëse ajo nuk është shkruar,por është çmuar e ruajtur si diç tepër e shtrenjtë dhe e shenjtë. Besa e shqiptarit ka pasur vlerën baraz me jetë,sepse ai jetën e ka dhënë,por besën s’e ka shkelur. A nuk e dëshmojnë këtë dëshmorët dhe heronjtë tanë,të cilët duke ia dhënë besën popullit e atdheut të tyre,e flijuan jetën për Të.

Ja siç e ilustron Gjeçovi këtë rast:

“ O ata të lumtë,që dhanë jetën,

O ata të lumtë qi shkrinë veten,

Qi për mbret e vend të parëve,

 Qi për erz e nder të  shqyptarëve,

 Derdhën gjakun tui liftue

Porsi të parët patne punue!

Let u kjoft mbi vorr ledina,

Butë u kjofshin moti e stina,

Aklli,bora e serrotina.

E deri të këndojë në mal ndoj Zanë,

E deri të ketë në det ujë e ranë,

Ata kurrë mos u harrfshin,

Në kangë e valle,por u këndofshin !

(Shtjefën Gjeçovi).

 

Ndaj pasuria e një shteti dhe pasuria e një atdheu,në radhë të parë janë njerëzit e tij,kultura e dija,pasuria ekonomike,traditat kombëtare e historike,vlerat morale,

vetëdija,ndërgjegja e përgjegjësia e lartë si vlera të çmueshme të një populli.Sepse

varfëria mendore është edhe varfëri ekonomike,politike,arsimore e kulturore.Begatitë

shtetërore pra,janë njerëzit e një vendi,puna e dituria e tyre,djersa e gjaku i derdhur për Të,është jeta e një populli,historia e krenaria e tij ndër shekuj,të cilat përbëjnë vlerat materiale e shpirtërore të një kombi,të një populli e të një shteti.Ndaj me ndërgjegjen e përgjegjësinë më të lartë t’i ruajmë këto vlera,ta ruajmë këtë pasuri të përbashkët si vlerë dhe lumturi jetësore me vetëdije të lartë kombëtare. Të komunikojmë njerëzisht me edukatë e mirësjellje  vëllazërore,shoqërore e njerëzore. Ky është obligim i të gjithë neve,e veçanërisht i elitës intelektuale e personaliteteve shtetërore,që kanë pozita udhëheqëse dhe funksione shtetërore,sepse populli thotë :  “Shpirti i shpirtit është buka;

shpirti i shtëpisë është gruaja ( ajo është nënë e fëmijës,zonjë e shtëpisë,është kreu i nje-

rëzisë. Gruaja është nëna e njerëzimit – siç është Shën Tereza,shqiptarja e gjithë botës – krenaria jonë kombëtare), kurse shpirti i popullit është udhëheqësi i mirë,i cili natë e ditë mendon se si me ia zgjidh hallet e dertet popullit të vet”.  Do të thotë ai është në shërbim të popullit,sepse ai jeton,punon e vepron për popullin e vendit dhe të shtetit të vet. Nuk ka gjë më denigruese se sa të mos e çmosh,të mos e kuptosh dhe të mos përpiqesh t’ia  zgjidhësh hallet e dertet, t’ia plotësosh nevojat dhe t’ia largosh skamjen

 e mjerimin popullit tënd,sepse mjerimi nuk do lëmosh,por don drejtësi. E madje është edhe më poshtëruese e irituese ta keqpërdorësh,ta keqqeverisës,ta keqmenaxhosh apo edhe ta përvetësosh e uzurposh pasurinë shoqërore e shtetërore në mënyrë korruptive dhe të mos brej ndërgjegja morale e të mos e ndjesh fare përgjegjësinë ligjore e shtetërore.Sepse  “Nuk ka gjë më të turpshme se sa të mos turpërohesh nga turpi yt”.(Gjermane).

Ramadan Shabanin,veprimtarin e atdhetarin dhe pleqnarin tonë të njohur,një dashamirë e pyeti : - “Nuk po më shkon shtëpia mbarë,nuk po më ecin punët e shtëpisë mirë,një dorë po ma vjedh shtëpinë,e nuk po mund  t’i çelim sytë nga skamja e fika ?” Ndërkaq,Ramadan Shabani iu përgjegj dhe i tha: - “Shiko,vnoja veshin a po të vjedhin mbath apo dathë”, do të thotë ia bëri me dije a janë hajnat e jashtëm apo të shtëpisë,sepse hajnin e shtëpisë është vështirë ta zbuloshj,ai të vjedh dathë, hajni i shtëpisë nuk ka nevojë të mbathet .

  Niç,ata që e kanë fikë shtëpinë e  vet , e kanë rrënuar  shtëpinë e shtetin e vet,nuk mund ta rindërtojnë. Ata janë vetë shkaktarët e mossuksesit të tyre,e si mund dhe si kanë ndërgjegje morale e njerëzore të kërkojnë përsëri për të satën herë të vihet në ballë të shtetit. Të dështuarit dhe të korruptuarit në keqqeverisje nuk mund ta luftojnë korrupcionin,sepse ata në radhë të parë duhet ta luftojnë vetveten,e lufta kundër vetvetes

është e vështirë dhe e pamundshme. Ata që e meritojnë shpërblimin nga modestia e tyre nuk e kërkojnë,kurse ata që nuk e meritojnë,e kërkojnë me ngulmë e pa turp,duke u lavdëruar për suksese,ata mossukseset e tyre i quajnë suksese dhe as nuk skuqen as nuk turpërohen. Nuk është i denjë ai që lavdërohet vetë,por ai të cilin e lavdërojnë të tjerët.

Madje,dikur,në kohë të shkuara burrat e vaktit,burrat fisnikë e bujarë,që kishin trimëri e burrëri nuk i  pëlqenin lavdatat ndërsy.Ata thonin:  “Mos më lavdëro ndërsy, se po më duket sikur po më shanë”. Mësuesi i të urtit është e djeshmja,sepse të vërtetën e mësuam nga e djeshmja,atë që e pamë dhe e përjetuam.Ndërkaq,të sotmen nuk po e dimë,sepse ajo është mjegulluar,ndaj njerëzit janë hutuar nuk po dinë kah t’ia mbajnë,premtimeve të sotme nuk po u besojnë,ata do ta kuptojnë kur kjo bëhet e djeshme,ndaj populli nuk po mund të shpërgjumet nga mjegullnaja e lavdërimeve të liderëve partiakë e udhëheqësve të dështuar shtetërorë.Sepse ata në vend të dështimit e ndëshkimit po kërkojnë shpërblim e dekorata. Mirëpo,ata e kanë humbur besimin e popullit,ndaj si mund ta rindërtojnë shtetin ata që e rrënuan (vetërrënuesit) ? Kjo nuk është lojë fëmijësh,të cilët sa herë t’u teket thonë: po e prishim këtë shtëpi,po ndërtojmë një tjetër,kinse më të mirë, ose po e lëmë këtë lojë,po e fillojmë një lojë tjetër. “Nga e thëna në të bërë është një det i tërë”.  Loja me pushtet,loja me qeveri është me përgjegjësi të madhe,ajo duhet të jetë serioze e dinjitoze. Një lojë e këtillë është e rrezikshme dhe me pasoja të papara. Është denigruese dhe devalvuese edhe para botës së qytetëruar,te të cilët ngjallet një mosbesim dhe dyshim për aftësitë tona për të ndërtuar shtet  demokratik,të lirë,të pavarur dhe sovran.Mund të zhgënjehen edhe aleatët tanë,miqtë dhe partnerët tanë besnikë. Ndaj,njerëzit  me këmbë në tokë dhe me mend në kokë nuk duhet të rrëshqasin në këto lojëra naive e fëmijërore. Përse qveritë tona nuk po e qesin mandatin e tyre,siç është e paraparë me kushtetutë deri në fund ?  Si mund ta rrëzojë qeveria vetveten? Kjo do të thotë sa më rrëzojnë të tjerët,po rrëzohem vetë dhe po shpallim  zgjedhje të parakohshme. Ky është faji i tyre,ndaj si është e mundshme që të  zgjedhet një qeveri e re,me njerëz të vjetër,me udhëheqës të dështuar? Këtë dukuri njeriu  normal me logjikë të shëndosh e me mend në kokë nuk mund  ta pranoj si një nevojë të domosdoshme reale. Këta njerëz meritojnë ndëshkimin,e jo shpërblimin, e ndëshkimin do t’ua japë populli me votën e tyre të lirë e sovrane. Fati i tyre varet nga vullneti dhe vota e sovranit  p o p u l l .

    Ne,shqiptarët jemi populli më i vjetër në këto tërthore të Ballkanit.Kemi një histori të pasur e të lavdishme.Sepse ky popull ka dhënë personalitete e autoritete të shquara në mbarë botën,duke u nisur nga udhëheqësit ilir,Skënderbeu,personalitetet e Rilindjes Kombëtare e deri më ditët e sotme të historisë sonë më të re,luftëtarëve të UÇK-ës. Prandaj,është mëkat t’ia ulim vetes vlerat historike me antivlera. T’i zgjidhim problemet tona kruciale e t’i shërojmë plagët tona,duke krijuar  kushte për punësim e zhvillim ekonomik dhe të zgjedhim bijt dhe bijat tona më të mira,që e duan kët popull dhe këtë vend. Mos e shitni votën tuaj për pak para,mos u mashtroni  nga të korruptuarit e t’ia jepni votën tuaj të lirë e t’u robërojnë për katër vite rresht,duke ju zhgënjyer e duke ju lënë pa punë,pa rrymë e pa ujë dhe pa rrugë. Kthjellu o qytetar i nderuar se vendi ka nevojë për ty.,të krijojmë kushte më të mira për vete e për fëmijët tanë në atdheun tonë. Çdo gjë është e mundshme nëse punojmë e veprojmë me vend e me mend,me përkushtim e vetëmohim për jetën tonë e të ardhmen tonë më të mirë e më të pasur. Duhet besuar e shpresuar tek energjia dhe vendosmëria jonë. Të mos e humbim shpresën,të besojmë se  në  gjirin e popullit tonë ka edhe njerëz të ndërgjegjshëm,të aftë e të pakorruptuar,të cilëve populli u beson dhe i voton, ndaj në saje të një  qeverisje të mirë,të pastër e të drejtë, vendi ynë do të ringjallet,do të rilindë, do të zhvillohet e do të përparojë si një shtet demokratik e modern evropian. Për fat të keq hë për hë një numër intelektualësh profilesh të ndryshme,duke parë që këtu,në vendin tonë po sundon injoranca e babëzia,ikën e shkuan në Europë. Ata janë truri,mendja e zemra e popullit tonë,ndaj ikja e tyre nga vatrat tona e varfëroi vendin me kuadra të nevojshme.Kush do t’i plotësojë vendet e tyre,kush do të na nxjerr nga kjo situatë socialo-kulturore.Lëvizjet demografike jashtë dhe brendapërbrenda fshat-qytet kanë shkaktuar pasoja negative, veçanërisht në punësim. Vallë ku do të na shpie kjo dukuri e shëmtuar  me këtë indiferentizëm,që i ka hapur dyert e mërgimit,ndonëse mërgata jonë jeton me shpirt,me zemër e me mendje me Kosovën dhe me problemet e saj. Ndalu e mendo njëherë o qytetar i nderuar  i Kosovës se zot i vetvetes dhe zot i Kosovës je vetëm ti  e askush tjetër.Ndaj askush nuk mund ta shkel kët parim dhe të na mohojë këtë të drejtë që edhe ne ta gëzojmë e ta jetojmë jetën në Kosovë. Sot për sot Kosova ka ende probleme,që kërkojnë zgjidhje.Kemi pengesa të brendshme dhe të jashtme. Mirëpo,me unitet e energji,me dëshirë e vullnet,me vendosmëri e këmbëngultësi,me angazhim e përkushtim,me synime e qëllime të përbashkëta, mund të zgjidhen këto probleme,me duar të pastra me ligj e drejtësi. E në gjirin e popullit tonë kemi bij  e bija të aftë,të shkolluar e të kualifikuar,të vyer e të rryer, që me rastin e këtyre zgjedhjeve, siç po i quajmë  zgjedhje të parakohshme, prandaj t’i zgjedhim e t’i votojmë njerëzit e ndershëm të pakorruptuar e të padështuar.Njerëzit e rinj  kanë  aftësi dhe energji të reja,që do t’i shtiejnë në përdorim dhe me vullnet e përkushtim do t’i shërbejnë një qeverisjeje të re me duar të pastra,me mendje esull, me nderë e drehjtësi ligjore e njerëzore t’i prijë këtij populli. Këto kushte i plotësojnë kandidatët më të denjë, zonja VJOSA OSMANI e  zotëri ALBIN KURTI, të cilët janë të pajisur me energji e gjak  rinor,me elan e dashuri rinore,me aftësi e dituri,me qasje serioze  e dinjitoze,me edukatë të shëndoshë prindërore e me mirësjellje shoqërore dhe me thjeshtësi madhështore,që u ka hije vendi e kuvendi për udhëheqës qeveritarë të Kosovës sonë të dashur e të shtrenjtë demokratike,,shtet i lirë dhe sovran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat