“Komedia” e fushtës parazgjedhore të partive politike

Opinione

“Komedia” e fushtës parazgjedhore të partive politike

Nga: Ismail Muqiqi Më: 30 shtator 2019 Në ora: 20:42
Ismail Muqiqi

Qytetari i rëndomt i cili shpreson për një të ardhme më të mirë, për një Kosovë më të begatshme, për një shtet më të qëndrushum, për një popull i cili pretendon ti bashkohet vlerave europiane dhe euro atlantike, duke parë fushatën para zgjedhore të partive politike të Kosovës, është i brengosur skajshmërisht se qka po ndodh me ne në prag të zgjedhjeve.

Premtimet marramendse se do të zhvillojmë Kosovën dhe do të investojm miliona e miliona euro duke premtuar pa mbulesë. shtrojn pytjen se këta njerz, këto parti të cilat që nga paslufta përmes kualicioneve të ndryshme udhëheqën me Kosovën, si nuk i bënë këto gjëra deri më tash?

Problemet të cilat janë grumbulluar vite me radhë në shoqërin kosovare, siq janë: standarti i ulët i pjesës dërmuese të qytetarëve, pa punësia mbi 50% të gjeneratës së re, degradimi i tej mase i sistemit arsimor, gjendja shqetësuese në shëndetësi, nepotizmi dhe familjarizmi, pasurimi mërramendës i politikanëve të cilët udhëheqën institutcionet me decenje,bënë që nga Kosova të largohen afër 200 mijë të ri dhe të reja qytetar të Republikës së Kosovës.

Kjo kategori e të rinjëve nuk u larguan nga Kosova për shkak se nuk e deshtën atdheun, por u larguan për shkak të pa përspektivës dhe degradimit të vlerave njerëzore për të qenë të barabart para ligjit apo institucionit.

Se me të vërtet kjo gjendje është prezente dhe alarmante, tregon edhe ilozimi që i është bërë shtetit të Kosovës, për shkak të mos liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Kosova sot është i vetmi vend në Ballkan dhe në shtetet e unionit Europian, e cila nuk ka liberalizim të vizave.

Të gjitha këto e obligojnë njeriun normal, politikanin, intelektualin, partit politike të cilat po zhvillojn fushatë parazgjedhore duke premtuar projekte kapitale shkolla e spitale, fabrika e rrugë, kanalizime e halle sportive e qka jo tjetër, me qëllim të përfitimeve personale, klanore dhe partiake për të mbetur akoma nepër institucionet të cilat i degraduan dhe i zhvatën vite me radhë.

Gjatë këti aktiviteti elektoral para zgjedhor në listat e deputetëve të shumë partive politike figurojnë emra të njejtë të cilët decenje me radhë përmes rotacionit vetëm se i ndërruan pozitat.

Nepër mediumet tona përkatësisht në televizionet, debatet janë bërë irrituese për shikuesit ku prononcimet e tyre janë plotësisht se mund ta ndryshojnë gjendjen dhe ta qojnë përpara shtetin e Kosovës.

Në këto debate pati gjuhë dhe sjellje të pa pranushme, të disa kandidatëve për deputet dhe përfaqësues të partive politike, të cilët me etikën dhe sjelljen e tyre krijuan edhe konflikte fizike para mediumeve publike, mediume këto të cilave u mungon kodi i etikës dhe profesionalizmi medial informativ.

Kjo u pa edhe me rastin e konfliktit (fizik) të Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit.

Këto që u thanë më lartë e karakterizuan aktivitetin e deri tanishëm në fushatën parazgjedhore të cilat Kosovës po ia zbehin imazhin përditë e më shumë edhe para bashkësis ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat