Kosova, vendi ku shitet dhe blihet vota...

Opinione

Kosova, vendi ku shitet dhe blihet vota...

Nga: Agimi Vuniqi Më: 2 tetor 2019 Në ora: 17:45
Agimi Vuniqi

Ardhja e Matthew George Whitaker në Kosovë si mysafir privat dhe i paguar i PDK-se, hap nje kaptine te re korruptive jashte kufinjve të Kosovës, por edhe lidhet ngusht më akterët kryesor të krimit në Kosovë dhe burimin e parave cash.

Perndryshe z. Whitaker (i lindur më 29 tetor 1969) është një avokat dhe politikan amerikan që shërbeu si ushtrues i detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara nga 7 nëntori 2018, deri më 14 shkurt 2019. Ai u emërua në atë pozitë nga Presidenti Donald Trump pas Jeff Sessions dha dorëheqjen me kërkesën e Trump. Whitaker më parë kishte shërbyer si Shef i Shtabit në Sesione nga tetori 2017 deri në nëntor 2018.

Zhurma që u krijua në media për ardhjen e tij mund të ketë edhe ndikim në zgjedhjet 2019, mirëpo distancimi i Ambasadës amerikane në Prishtinë paksa qartësoi habin e opinionit vendor, sidomos të atyre që janë të predispozuar pë krijimin e skemave konspirative në Kosovë. Pak a shumë ky version i ri ka të bejë edhe me të kaluarën jo të largët kur telefoni ishte vendimtar ne avansimin politik. Pavaresisht nga e gjithe kjo votuesit duhet te kuptojne se ata jane faktoret vendimtare ne zgjedhjen e lidereve te tyre. Andaj vota për VV do te instalon një model te ri te qeverisjes, te ndaljes se agonise korruptive dhe te rritjes sasiore te parave te pista ne tregun politik te Kosoves, ku blehet dhe shitet vota haptas.

Frika e oligarkeve politik për lekundjen e qendrave te vendosjes eshte e natyrshme, ngase cenohen interesat individualeve te boseve te korrupsionit dhe krimit ne nivel shteterore. Zgjatja e ketij pushteti kriminologjen rrite skepticizmin e skeptikeve se vendi po shitet.

Dhe nese ky trend nuk ndalet tash, atëherë mundësit per ndryshime zvoglohen dukshem, sepse po te njejtit sundues do te pasurohen edhe më, duke përvehtësuar tersisht pasurine toksore dhe nentoksore te Kosoves.

Alternativa e vetme per ndryshim eshte VV dhe Albin Kurti, mos hazardoni te drejten tuaj. VV dhe Albin Kurti eshte zgjidhja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat