Prerja e degradimi i pyejve në Kosovë troket në ndërgjegjien e shtetit - Bota Sot
Prerja e degradimi i pyejve në Kosovë troket në ndërgjegjien e shtetit

Opinione

Prerja e degradimi i pyejve në Kosovë troket në ndërgjegjien e shtetit

Nga: Ismail Muqiqi Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 14:01
Ismail Muqiqi

Në cilësin e Gazetarit shumë Vjeqar, kam shkruar për shkatërrimin e maleve tona, pasuri kjo Kombëtare e Shtetit pasurit pyjore kanë qenë faktor dominanët në zhvillimin e gjithëmbarshëm Ekonomik dhe shoqëror të Kosovës. Të dielen udhëtova nëpër rajonet e fshatrave Llapashticë, Popovë, Segaq dhe Potok ku pash me syt e mi katastrofën e shkakëtuar nga dora e njeriut të pa ndërgjegjëshum. Kam dëgjuar për fenomenet natyrore deri tek (Synami) i cili ka goditur një ishull apo një lokalitet në planetin e tokës, por as Synami nuk do ti shkatërronte më shum pyjet e Komunës së Podujevës, se sa dora e keqëbërseve hajdutëve dhe banditve të pa moralshëm.Në cilësin e Kryetarit të Asambles Komunale të Podujeves para lufte mbaj në mend, numërin e dhjeta mija hekëtarve sipërfaqe pyjore që ka posedue kjo Komunë. Këto pyje jan ruajtur vite me radhë dhe janë shfrytëzue në mënyr racionale në industrin e drurit në fabrikën për prodhiminin e dyerve dhe dritarëve dhe në atë të Galemteris, kur ishin të punësuar afro 400 punëtor. Tani qe nga paslufta kjo pasuri Kombëtare më nuk ekziston me mija hekëtar male u pren pa mëshir para syve të Opinionit, të instuticioneve Komunale dhe atyre qendrore. Pashë me syt e mi të dielën karavanin e qerreve me kuaj dhe trakëtor duke prerë dhe bajtur dru në pronën publike. Komuna nuk qan kokën, nuk zbaton ligjin dhe fajin ja hedh agjencionit të pyjeve të Kosovës dhe Ministris së Bujqësisë. E vërteta qëndron se me ligjin e ri pyet menaxhohen nga pushteti lokal apo nga Komunat. Kryetarët e Komunave janë shëndrrue në pashallar apo ne sulltan të kabineteve këta pasurinë e popullit e trajtojnë si pronë private të tyre dhe, stafit që e kan zgjedhur për ti mbuluar deshtimet në punën e tyre. Duhet përmendur se dëmtuesit e pyjeve janë të lidhur me rojtarët e pyjeve të cilët jan zyrtar të korrupëtuar deri në disa instuticione qëndrore. Shkatrrimi i pyejve të Kosovës dhe mungesa e drujve ka bër që sot 1 metër dru të kushtoj deri në 50 euro ky qmimë i lart është i pa përballueshëm për shumë familje të varfura dhe me probleme të ndryshme shendetësore. Paradoksi tjetër tregon se në mes të Prishtinës ekzistojnë 3 punte grumbulluese ku bëhet shitja e druve me shumicë. Në k/to qendra shitën me mija e mija metra dru për nxemje të cilat sillën nga malet e shtetit të Kosovës. Shitësit apo kontrabantuesit nuk lëshojnë kupon fiskal fare nuk paguajn tatim shtetit, e mos të flasim për fakturat e rregullta. Këta keqbërsë dhe përfitues në kurriz të pronës publike janë pasurue në mënyrë të pa ligjshëm dhe kan krijue monopol në kët veprimtari antiligjore. Të gjitha këto të këqija ndodhën para instuticioneve të qeverive të shkuara dëmet dhe pasojat do të shifen më vonë. Në kët drejtim këtu ka dështuar edhe sistemi gjygjësorë dhe Prokurorja e shtetit , duke mos i ndeshkuar dëmtuesit e pyjeve. Në fund të këti vështrimi mendoj se Qeverija e ardhshme e Republikes së Kosovës, duhet ket projoritet ruajtjen dhe parandalimin e pyjeve të Kosovës, nëse nuk është bër vonë. Në kët drejtim hapi i parë nevojitet reforma dhe përgjegjësija kadrovike nga pushteti lokal deri tek Agjencioni i pyjeve të Kosovës. Vetëm kuadrot me integritet të pa korrupëtuar dhe të përgaditura në aspektin professional mundë të ndryshojnë për të mirë gjendjën, prerjen, shkatrrimin dhe degradimin e pyjeve të Kosovës pasuri kjo e cila është jetike për brezat e ardhëshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat