Rama, personi më i urryer nga shqiptarët - Bota Sot
Rama, personi më i urryer nga shqiptarët

Opinione

Rama, personi më i urryer nga shqiptarët

Nga: Sherif Ramabaja Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 14:21
Sherif Ramabaja

Duhet të jesh i verbër, realitetin të mos e shohësh me sy. Propaganda, mediat sociale dhe servilët e tij, nuk mundën ta shpëtonin Ramën, me rastin e hapjes së Stadiumit Kombëtar. Tifozët kuqezi, krejtësisht në mënyrë spontane e hapën zemrën e çdo shqiptari, Rama ik. Ai si i verbuar, priste ovacione për stadiumin, po kupa është mbushur. Oragani i popullit nuk ndalet më. Nga ky rast, Rama injorantët dhe bythëlëpirësit e tij duhet ta kuptojnë se ai, te shqiptarër nuk paraqet më kurrfar vlere. Rama mund të betohet ku të dojë, po deshi edhe në WC, si mbret i të gjithë shqiptarëve, po do të mbetet sërish, personi më i urryer nga shqiptarët. Ndoshta nuk do urrehej kështu, sikurse me kohë t´i kuptonte gjërat dhe të punonte drejt zgjidhjes, po është i verbuar për pushtet.

Kim Mehmeti, tha se shqiptarët dinë ta ruajnë pushtetin, duke përdorur të gjitha intrigat, po nuk dinë të bëjnë shtet. I tillë pra është Rama, ditë e natë mendon, si t´ua hedh shqiptarëve, të mbetet në pushtet, po jo për të mirën e atdheut. Shqipërinë e ka sjellur buzë greminës, kurse mundohet që me kryetarin e Serbisë, ta fundos edhe Kosovën. E tërë Kosova, udhëheqja politike, partitë, institucionet shtetërore, shoqëria civile etj. janë kundër Minishengenit Ballkanik, kurse Rama pohon pa turp,” Kosova e përjashtoi veten”. Vetëm një injorant si ai, mund të pohoi diçka të tillë. Është momenti i fundit që Rama ta shikoi veten në pasqyrë dhe të largohet nga skena politike, derisa sështë bërë vonë.

Partia e Socialiste, çmohet nga shqiptarët, po  duhet të veproi dhe ta shpëtoi veten nga uzurpatorët e tipit të Ramës. Asaj do t´i duhet kohë t´i riparoi pasojat dhe dëmin që i ka sjellur ai. Koha e vjedhjes së votës, duhet të përfundoi nga çdo parti, përndryshe e fundos vetëveten. Si e ka fituar pushtetin Rama, e kuptuan të gjithë shqiptarët. Argumentet bindëse i pranojnë të gjith përpos tij, injorantëve dhe bythëlëpirësve të tij. Shqiptarët duan zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme. Duan qeveri dhe udhëheqje stabile që është në gjendje, të sakrifikoi për shtet. Reformat t´i çoi përpara, ta shpiej vendin drejt EU, zhvillimit dhe përparimit. Shqiptarët kanë nevojë për kryeministër dhe qeveri të përgjegjëshme, që i mbron të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë. Rama është i dështuar, këtë e dinë tashmë të gjithë. Partia Socialiste, të shkurorëzohet sa më parë nga Rama, ta ndihmoi veten dhe ardhmërinë e atdheut. Përndryshe të gjithë do të jenë bashkëfajtorë për të ardhmen e Shqipërisë. Për Ramën mjafton vetëm mallkimi i të gjithë atyre që po e lënë Shqipërinë. E duam Shqipërinë pa Ramën!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat